Flash

Ish-piloti i Ferrarit arrestohet se hodhi një fishekzjarr në zyrën e kunatit: po ndahet nga e motra

Lapsi.al 21 December 2021
Ish-piloti i Ferrarit arrestohet se hodhi një fishekzjarr në

Jean Alesi, ish-piloti i Formula 1, u ndalua në Avignon, ku është dëgjuar nga policia për shpërthimin e një fishekzjarri në dritaren e zyrës së kunatit të tij. “Jean Alesi u arrestua të hënën rreth orës 16:00 për dëmtim të pronës së të tjerëve me një mjet shpërthyes”, tha zëvendësprokurori i Nîmes, Antoine Wolff.

Ngjarjet kanë ndodhur në Villeneuve-le's-Avignon, qyteti i Gardit ku jeton ish-piloti 57-vjeçar i Ferrarit. Policia ishte thirrur të dielën rreth orës 22 nga banorët e lagjes, të shqetësuar nga zhurma e një shpërthimi. Në sajë të targës së dalluar nga një fqinj, policia ka mundur të konstatojë se mjeti i parë në vend, para se të largohej me dritat e fikura, i përkiste José Alesi, vëllait të ish-pilotit, i cili u arrestua.

Të hënën, ish-piloti i Ferrarit (nga viti 1991 deri në vitin 1995) shkoi në komisariat, ku liroi të vëllain duke shpjeguar se ishte ai në makinë, me djalin e tij dhe një shok të këtij të fundit dhe se ai vetë kishte hedhur një "fishekzjarr të madh të blerë në Itali” në kornizën e një dritareje në zyrën arkitekturore e kunatit të tij, pa e imagjinuar se do të shkaktonte një dëm të tillë, sqaroi zv.prokurori. Zhan Alesi ka shpjeguar se thjesht ka dashur të bëjë një “shaka të keqe” me kunatin e tij, i cili po ndahet nga e motra, duke sqaruar se nuk është në polemika me të.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI