Flash

Video/ "A keni fjetur mirë?": video-reagimi i skuadrës së Divizioni 3 të shortuar me PSG nuk duhet humbur

Lapsi.al 21 December 2021
Video/ "A keni fjetur mirë?": video-reagimi i skuadrës
Ndodh ndonjëherë që të shortohesh me skuadrën më të fortë të mundshme, që do të të eleminojë, e përsëri të jesh i lumtur. I ka ndodhur tifozëve të Vannes, skuadra modeste e Divizionit 3, që shorti në Kupën e Francës e ka vënë përballë PSG. Një ndeshje që nuk duhet të ketë histori, sido të jetë performanca e Vannes, por kjo nuk ka fare rëndësi për tifozët e tyre: mjafton që për 90 minuta ata do të shohin kundërshtarë yjet parizienë. Këtë e dëshmon edhe reagimi i tyre në momentin e shortit, të përjetësuar në një video dhe të shpërndarë në rrjetet sociale.“Tifozët e Vannes, a keni fjetur mirë? Nuk keni ëndërruar mbrëmë, klubi Vannes Olympique është në raundin e parë eliminator të Kupës së Francës dhe do të përballet me Paris Saint-Germain!”, thuhet në një postim të publikuar në profilin zyrtar në Tëitter të klubit të kategorisë së tretë. “Do të jetë si organizimi i një koncerti të Rolling Stones”, tha presidenti Maxime Ray, që do të shohë yjet e futbollit botëror, ose edhe një pjesë e tyre, në stadiumin e tij prej 9500 spektatorësh.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI