Flash

Sirigu nuk ruajti dot portën që mbronte e jo më shtëpinë: 'Akrobatët' ngjiten nga tubat dhe i bëjnë namin

Lapsi.al 20 December 2021
Sirigu nuk ruajti dot portën që mbronte e jo më

Një fundjavë për t'u harruar shpejt. Për Salvatore Sirigu nuk mjaftuan 3 golat e pësuar në Olimpico nga Lazio në ndeshjen jashtë fushe të premten e kaluar: pikërisht në kohën kur numri një i kuqebluve ishte i impenjuar me mbrojtjen e portës së Genoas kundër Elseid Hysajt dhe shokëve të tij të skuadrës, një bandë hajdutësh plaçkitën shtëpinë e tij në lagjen Albaro, në Genova, duke hyrë nga një dritare.

"Akrobatët", tashmë të njohur në kryeqendrën ligure për dhjetëra goditjet që kanë kryer, duke ndjekur gjithmonë të njëjtin skenar (ngjiten në tubacionet e jashtme dhe më pas forcojnë dritaret dhe dyert), i kanë grabitur objekte të ndryshme prej argjendi dhe ari, duke përfshirë unazat dhe byzylykët, duke ikur pa lënë asnjë gjurmë. Sapo ra alarmi, në vendngjarje ka shkuar menjëherë një ekip policor dhe hetues nga seksioni i grabitjes së bashku me disa agjentë specialë, që në fakt vetëm se kanë mundur të konstatojnë grabitjen.

Një fundjavë e mallkuar, përsa i përket vjedhjeve, për disa lojtarë: pas Ounas, i kërcënuar dhe grabitur me armë drejtuar në kokë në Posillipo, dhe Di Natale (i grabitur edhe brenda vilës së tij në Empoli), i ka takuar portierit të Grifonëve dhe Kombëtares italiane.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI