Flash

Allegri, thumbon Raiolën e debaton në distancë: "De Ligt gati për një tjetër hap? Të bëjë gola"

Lapsi.al 20 December 2021
Allegri, thumbon Raiolën e debaton në distancë: "De Ligt

Mathijs de Ligt është i destinuar të trazojë ambjentin e Juventus, në kohën kur merkato e janarit po troket, edhe pse sipas menaxherit të tij Mino Raiola transferimi i mbrojtësit mund të ndodhë në verën e ardhshme. Cështja është se këto deklarata të menaxherit të fuqishëm, nuk i kanë pëlqyer aspak teknikut bardhezi Allegri, që është përgjigjur në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Cagliarin.

"Raiola tha se de Ligt është gati për një hap tjetër në karrierën e tij? Po, për atë të shënimit të golave nesër". Kështu ka debatuar në distancë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. “Ai po rritet, në Bolonja bëri dy ndërhyrje si një mbrojtës i madh, ka cilësi, vetëm mund të rritet – shtoi ai për mbrojtësin holandez – Pastaj në merkato, kush do të jetojë do të shohë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI