Flash

“Do luftojmë për çdo pikë, objektivin më vonë”: Gjimshiti analizon shortin e Ligës së Kombeve

Lapsi.al 20 December 2021
“Do luftojmë për çdo pikë, objektivin më

Nuk ka ende një emër kundërshtari, por përfaqësuesja shqiptare do të ketë mundësinë të zhvillojë një miqësore në muajin mars për t’u përgatitur për Nations League, ku përballë do të jenë Rusia, Islanda e Izreaeli. Në lidhje me shortin ka folur edhe Berat Gjimshiti, një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi dhe ekipit Kombëtar. Në prononcimin e tij për Fshf.org, mbrojtësi shprehet se rivalët që do të ketë përballë Shqipëria janë të fortë dhe është i bindur se ekipi do të dhurojë ndeshje të bukura ndaj kundërshtarëve të këtij niveli.

Gjithashtu, Gjimshiti thekson se objektivat duhen përcaktuar me kalimin e kohës, teksa shton se Kombëtarja shqiptare do të luftojë për çdo pikë në fushë dhe do t’u tregojë të gjithëve se është në rritje të vazhdueshme.

“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta”, – thotë Berat Gjimshiti, duke shtuar: “Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptaret në kohët e fundit”, – shprehet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Kombëtarja shqiptare është njohur tashmë prej disa ditësh me rivalet që do të ketë përballë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve (Nations League), me ndeshjet që nisin në fillim të muajit qershor. Shqipëria u shortua në Grupi 2 të Ligës B të këtij kompeticioni së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI