Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Ronaldo blen Cruzeiron "e tij", prej 3 vitesh në B: "Do ta risjell në majë"

Lapsi.al 19 December 2021
Ronaldo blen Cruzeiron "e tij", prej 3 vitesh në B: "Do ta

Ronaldo bleu klubin e Cruzeiros. Po, ai, Ronaldo Luís Nazário de Lima, Fenomeni, ish-sulmuesi – ndër të tjera – i Barcelonës, Interit dhe Milanit, do të bëhet pronar i klubit brazilian të Belo Horizontes, në shtetin Minas Gerais. Kostoja e operacionit: 62 milionë euro. Në fund të fundit, Ronaldo, kampion bote me Brazilin në 1994 dhe 2002, i tregoi cilësitë e tij në 1993 me Cruzeiron, klubi në të cilin ai kishte mbërritur nga São Cristóvão në Rio. Në vitin 1994, ai u largua më pas nga blutë e Belo Horizontes për të filluar aventurën e tij evropiane me PSV Eindhoven, e cila kishte paguar gjashtë milionë dollarë për kartonin e sulmuesit. Shifrat e të cilit me Cruzeiron ishin tashmë shumë të respektueshme: 58 ndeshje, 56 gola në total.

“I detyrohesha një borxh të madh mirënjohjeje Cruzeiros”, tha Ronaldo, që shtoi. "Tani jam shumë i lumtur që e përfundova këtë operacion. Është koha të kthej atë që më dha Cruzeiro, duke e rikthyer atje ku e meriton. Kemi shumë punë përpara. I kërkoj tifozëve të afrohen më shumë me skuadrën, të kthehen për të mbushur stadiumin, sepse do të na duhet gjithçka për të qenë të bashkuar dhe të fortë. Unë jam ambicioz dhe kam synimin që Cruzeiro të kthehet në lavdinë e së shkuarës. Nuk kemi ende asgjë për të festuar, por ne keni shumë ambicie”.

Ronaldo, 45 vjeç, tashmë pronar i 51% të aksioneve të Valladolidit në Spanjë për të cilat pagoi 30 milionë euro, kandidohet kështu për të qenë shpëtimtari i Cruzeiros: një klub me borxhe që do të luajë kampionatin e tretë radhazi të Serie B, në të cilin ai zbriti, për herë të parë, në vitin 2019. Cruzeiro do të përdorë një ligj të ri brazilian që ka lehtësuar transformimin e klubeve në kompani. Kjo ishte e mundur edhe më parë, por asnjë nga dymbëdhjetë klubet historike braziliane nuk e kishte shfrytëzuar këtë mundësi, të cilën e kishin bërë ndërkohë klubet e vogla e të mesme.

Presidenti dhe pronari në largim i Cruzeiro, Sérgio Santos Rodrigues, bëri njoftimin zyrtar drejtpërdrejt. Megjithatë, disa detaje të negociatave ende nuk janë përfunduar. “Klubi e solli Ronaldon në skenën botërore. Tani i takon Ronaldos që ta rikthejë Cruzeiron aty ku e meriton. Projekti është ambicioz dhe është konceptuar prej disa kohësh. Ronaldo do të jetë president dhe aksioner i shumicës së Cruzeiro SAF (Sociedade Anônima de Futebol, Società Anonima di Calcio)". Në fund, Ronaldo do të bëhet pronar i 90 për qind të aksioneve të klubit. Pjesa e mbetur e aksioneve prej 10 për qind, do të vazhdojë t'i përkasë, me statut, vetë klubit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI