Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Video/ Hertha i mbyll garën titull Dortmundit: në fund të fazës së parë, Bayern fluturon në +9

Lapsi.al 18 December 2021
Video/ Hertha i mbyll garën titull Dortmundit: në fund të

Humbje e shëmtuar në javën e fundit të fazës së parë të Bundesligës, për Dortmund, që u rrëzua 3-2 në shtëpinë e Hertha Berlin. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 31' me Brandt, por dygolëshi i Richter (57' dhe 69') dhe goli i Belfodil shembën skuadrën e Rose, tani në -9 nga vendi i parë i Bayern: goli i Tigges (83') nuk mjafton. Humbet edhe Leipzig, i mundur 2-0 në shtëpi nga Arminia Bielefeld, 1-1 mes Hoffenheim dhe Borussia Mönchengladbach.

Mbyllet në mënyrën më të keqe faza e parë në Bundesligë për Dortmundin, me humbjen 3-2 në Berlin ndaj Herthës dhe duke e bërë Bayernin të arratiset më tej. Në fillim të ndeshjes, janë dy protagonistë: Ekkenlenkamp për kryeqytetasit, i cili u bllokua nga Hitz dhe më pas gabon në zonën e vogël dhe Reus, i cili goditi mbi Schwolow në rrethanën e parë, më pas e dërgoi topin jashtë me kokë. Në minutën e 15′, Maolida shënoi për vendasit, por goli u anullua për shkak të pozicionit jashtë loje të Belfodil. Goli i parë i rregullt i ndeshjes arriti në minutën e 31: Haaland shërbeu për Brandt, i cili kontrolloi dhe kaloi Schwolow me një prekje delikate nga poshtë, që kaloi në avantazh verdhezinjtë.

Në pjesën e dytë, Hertha gjeti një përmbysje të bujshme: në minutën e 51, Belfodil kaloi Hitz me një asist të Daridës, duke shënuar golin e barazimit, ndërsa gjashtë minuta më vonë Richter lëshoi një të djathtë nga hyrja e zonës që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, për ti dhënë vendasve avantazhin 2-1. Në minutën e 69, erdhi edhe trisi që mbylli ndeshjen: Brandt humbi topin dhe favorizoi 3-1 e Richter. Në të 83′, Dortmundi shkurtoi diferencën me goditjen me kokë të Tigges, por ishte vonë: përfundoi 3-2, me lojtarët e Rose që mbetën të dytët me 34 pikë dhe rrëshqitën në -9 nga Bayern. Suksesi i rëndësishëm, megjithatë, për Herthën, që ngrihet në 21 pikë dhe largohet nga zona e ftohtë.

Bundesliga Germany

Bochum 0-1 Union Berlin

Eintracht Frankfurt 1-0 Mainz

Greuther Furth 0-0 Augsburg

Hoffenheim 1-1 Borussia Monchengladbach

RB Leipzig 0-2 Arminia Bielefeld

Hertha Berlin 3-2 Borussia Dortmund

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI