Flash

Inter thyen rekordin që zgjaste nga 1950 në Serie A: superohen 100 gola në një vit, por Milani nuk arrihet

Lapsi.al 18 December 2021
Inter thyen rekordin që zgjaste nga 1950 në Serie A: superohen 100
Goli i shënuar nga Dumfries kundër Salernitanës është, në mënyrën e tij, historik për Interin, i cili arriti - dhe më pas e kaloi - për herë të parë në historinë e tij numrin rekord prej 100 golave të shënuar në Serie A në një vit kalendarik (rekord i mëparshëm ishte 99 në 1950). Skuadra e Simone Inzaghit deri më tani ka shënuar 48 gola në tetëmbëdhjetë ndeshje të kampionatit, të cilëve i shtohen 55, të pjesës së parë të vitit nën drejtimin e Contes: gjithsej 103. E në këtë 2021 mbetet ende për t'u luajtur ndeshja kundër Torinos... Edhe Atalanta shumë shpejt mund ta thyejë këtë barrierë: bergamaskët janë në kuotën 99 dhe sot do të luajnë kundër Romës. Në një nivel rekord absolut, Milani mban rekordin me 120 gola në vitin 1950. Kuqezinjtë e kishin prekur numrin tre shifror edhe në 1948 (105), ashtu si Torino (111 në 1947 dhe 114 në 1948) dhe Juventus (100 në 1933).

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI