Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Video/ Debutim ëndërrash i 17 vjeçarit, pika e parë e muajit për Shkëmbin: "Komplimente shumë Simonit"

Lapsi.al 18 December 2021
Video/ Debutim ëndërrash i 17 vjeçarit, pika e parë e

"Komplimente shumë Simonit. Ne si klub e dinim që ai në portë ndoshta do të kishte dashur të luante më shpesh apo më herët. Por kur ke tre portierë të mirë, secili duhet të presë shansin e tij. Në këtë moment ishte i Simonit, si Bakaj shfrytëzoi shansin e tij kur u dëmtua Harizaj. Më vjen mirë që një 17 vjeçar bën shumë mirë në portë e nuk ndjeu presionin e ekipit në këto momente, kur ne për të qenë të sinqertë e ndjejmë mungesën e rezultatit". Bledi Shkëmbi nuk i ndal elozhet për adoleshentin debutues, që ndali furinë e Vllaznisë me siguri e personalitet. E tregoi në pjesën e parë, kur Imami, me pasimin e gabuar në minutën e 27 e vuri në provë të vështirë. Megjithatë, puna e vërtetë për Simonin nisi në pjesën e dytë, sepse drejt 17 vjecarit erdhën gjithnjë e më shpesh shkodranët, me portierin që u detyrua të ndalë Aralicën në një dalje me kokë jashtë zonës, por në të 76 Simoni bëri ndërhyrjen e tij më vendimtare, duke ndalur goditjen me kokë të Aralicës, nga fare pranë e duke mbajtur në lojë një Dinamo, dukshëm në vështirësi: "Ndoshta ne duhet të jemi shumë më të duruar me të rinjtë, më e mira do të ishte të ecte paralel rezultati dhe përmirësimi i të rinjve. Për fat të mirë klubi nuk e ka humbur në asnjë moment besimin te këta të rinj, jemi mbështetës të tyre dhe do të vazhdojmë ta bëjmë".

Shkëmbi pastaj u ndal edhe te merkato me janarin që është tashmë pak ditë larg. Forma e dobët e Dinamos, mbrojtja e dytë më e keqe e kampionatit dhe sulmi që ka performuar me vetëm një gol më shumë se dy skuadrat e zonës së rënies nga kategoria, mund të gjejë kurim në transfertat dimërore: "Personalisht mendoj se merkato mund të na ndihmojë në ndonjë repart, por duhet thënë se kemi raste e nuk godasim portën. Ndoshta edhe raste të pastra, por cilësia, qetësia para portës dhe presioni që kemi në këto momente për të shënuar e fituar ndeshje, nuk po na lejon ta bëjmë mirë këtë pjesë", përfundoi tekniku dinamovit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI