Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Video/ "I thashë lojtarëve që nuk mund të luanim më keq": Brdaric tregoi si ndryshoi Vllaznia në pjesën e dytë, por jo rezultati

Lapsi.al 18 December 2021
Video/ "I thashë lojtarëve që nuk mund të luanim

Nuk del nga kriza Dinamo, me barazimin 0-0 në Elbasan Arena kundër Vllaznisë, por bën një përcapje, ndërsa Vllaznia shtrin në 9 ndeshje radhazi serinë pozitive, edhe pse ky barazim e pengon në ndjekjen e dyshes së kreut, që kanë mundësinë ti largohen. Brdaric pati të drejtë kur kërkoi përqendrim maksimal pavarësisht momentit të keq të nëndetëses, por askush nga kuqeblutë sic duket nuk e paska besuar, aq më tepër kur panë debutimin e 17 vjecarit Simoni në kuadratin e portës. Vetëm se u gabuan Dinamo jo vetëm që rezistoi, por madje në pjesën e parë ia bëri jetën të vështirë kundërshtarit, me inkursionet e Bardhit dhe inteligjencën taktike të Ibraimit: " Uthashë lojtarëve që isha kurioz si do të përballonim këtë ndeshje dhe e pashë në pjesën e parë se ishte një paraqitje e dobët nga ne me shumë gabime taktike. Dhe nëse luajmë ashtu nuk do të jemi të suksesshëm - tha tekniku i Vllaznisë, që vazhdoi - “Nuk është e drejtë të krahasosh ndeshjet, kohë tjetër e mundësi të tjera. Kemi luajtur jashtë fushe ndaj një ekipi që nuk ka pasur rezultate, por jo mungesë kualiteti".

Në fund vetëm 0-0, me Vllazninë shumë më pranë golit në pjesën e dytë, por me ndërgjegjen të ngarkuar nga një fraksion i parë i luajtur pa grintën e duhur e në të cilën Dinamo hodhi bazat e pikës së parë pas tre humbjeve radhazi: "Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që është e pamundur të luajmë njëlloj keq dhe ndryshuam. U përmirësuam dhe na mungoi fati që të shënonim në pjesën e dytë - shpjegoi Brdaric -. Nuk arritëm të shpërthenim në krahë, duhej të fitonim duele, por nuk ia dolëm. Mendoj se ishte mungesë e dueleve të fituar, por për mua ishte thelbësore që në pjesën e parë nuk fituam topin e dytë dhe mendoj se pse nuk ia dolëm të hynim mirë në ndeshje”.

Kuqeblutë shtynë përpara me dëshpërim në fakt deri në minutat e fundit, duke koleksionuar edhe tre raste gol: në të 82 goditja me kokë e Cobës kaloi ngjitur me shtyllën, ndërsa ajo e Mustedanagiç një minutë nga fundi, u bllokua nga Simoni, i pakalueshëm edhe në këtë rast, ndërsa Gurishta shpenzoi mundësinë e fundit me një goditje për tu harruar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI