Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve 2022-2023: Shqipëria njeh kundërshtarët, të gjithë njohje të vjetra

Lapsi.al 16 December 2021
Hidhet shorti i Ligës së Kombeve 2022-2023: Shqipëria njeh

Janë evituar rreziqet e mëdha, por nuk mund t'i shpëtoje të gjithave. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare mësoi se do të jetë pjesë e grupit B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Fushata eliminatore do të nisë në muajin qershor, ku do të luhen 4 ndeshje ndërsa në muajin shtator do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të grupit. Kështu, rivali më i vështirë, të paktën në letër, duket se është Rusia, që vitet e fundit është rikthyer të jetë ambicjoze. Përballja me rusët mungon, që nga koha kur në krye të skuadrës ishte Hans Peter Briegel, me një fitore emblematike në Loro Borici, njohje të vjetra do të jenë edhe Islanda e Izraeli, kundërshtarë më të cilët jemi ndeshur në edicionet e kaluara, në kualifikueset e Europianit e Botërorit apo edhe në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ka evituar gjithsesi grupe më të komplikuara duke marrë parasysh se në vazo kishte edhe emra si Serbia, Suedia apo Norvegjia, të cilat kanë pretendime të mëdha. Pas edicionit të parë të suksesshëm në këtë kompeticion, ku Shqipëria u rendit e para në grupin 4, duke kaluar nga Liga C në Ligën B, ekipi ynë gjendej në vazon e katërt të kësaj Lige, së bashku me Malin e Zi, Armeninë dhe Slloveninë, ndërsa shorti i përcaktoi tre skuadra me të cilat është përballur edhe më parë.

Fushata eliminatore fillon në muajin qershor dhe do të përmbyllet në muajin shtator 2022 për shkak të ndeshjeve finale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” që do të luhen në nëntor.

Ndeshja e parë: 2-4 qershor 2022

Ndeshja e dytë: 5-8 qershor 2022

Ndeshja e tretë: 9-11 qershor 2022

Ndeshja e katërt: 12-14 qershor 2022

Ndeshja e pestë: 22-24 shtator 2022

Ndeshja e gjashtë: 25-27 shtator 2022

Shorti i Ligës së Kombeve ka qenë ndërkohë i pafat për Italinë e Roberto Mancinit. Vazot e Nyonit, në fakt, i kanë rezervuar kampionëve të Europës, kokë grupi, dy të mëdhenj të futbollit botëror si Gjermania dhe Anglia (kjo e fundit e mundur në finalen e Euro 2020), përveç Hungarisë, Hirushja e grupit 3. Nisja në qershor 2022 .

Të parat e klasifikuara do të kualifikohen në Final Four të planifikuar për në qershor 2023, ndërsa ata që janë në fund do të bien në Ligën B. Ndeshjet e grupeve do të luhen midis qershorit dhe shtatorit 2022 dhe katër nga gjashtë ditët e ndeshjeve do të luhen në qershor për shkak të orarit dimëror të Botërorit të Katarit 2022.

DATAT

Raundi 1 e 2: 2–8 qershor 2022

Raundi 3 e 4: 8–14 qershor 2022

Raundi 5 e 6: 22–27 shtator 2022

Shorti i Finaleve: për tu konfirmuar

Gjysëmfinalet: 14 e 15 qershor 2023

Finale e finale vendi i tretë: 18 qershor 2023

Playoff: 21–23 e 24–26 mars 2024

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE

LIGA A

Grupi A1

Francë

Danimarkë

Kroaci

Austri

Grupi A2

Spanjë

Portugali

Zvicër

Republikë Çeke

Grupi A3

Itali

Gjermani

Angli

Hungari

Grupi A4

Belgjikë

Holandë

Poloni

Uells

LIGA B

GRUPI B1

Ukrainë

Skoci

Irlandë

Armeni

GRUPI B2

Islandë

Rusi

Izrael

Shqipëria

GRUPI B3

Bosnjë Hercegovinë

Finlandë

Rumani

Mali i Zi

GRUPI B4

Suedi

Norvegji

Serbi

Slloveni

LIGA C

Grupi C1

Turqi

Luksemburg

Lituani

Ishujt Faroe

Grupi C2

Irlandë e Veriut

Greqi

Kosovë

Qipro/Estoni (fituesi)

Grupi C3

Sllovaki

Bjellorusi

Azerbajxhan

Kazakistan/Moldavi (fituesi)

Grupi C4

Bullgari

Maqedoni e Veriut

Gjeorgji

Gjibraltari

LIGA D

Grupi D1

Lihtenshtejn

Kazakistan/Moldavi (humbësi)

Andorra

Letoni

GRUPI D2

Malta

Qipro/Estoni (humbësi)

San Marino

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI