Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Barcelona, revolucion me kosto zero: tentativë për ti marrë Juventusit Bernardeschit

Lapsi.al 16 December 2021
Barcelona, revolucion me kosto zero: tentativë për ti marrë

Barcelona ka vënë në shënjestër Federico Bernardeschin. Gjatë udhëtimit në Torino për ceremoninë e çmimit Golden Boy, emisarët e merkatos blaugrana patën kontakte të ndryshme me Federico Pastorellon, menaxherin e ri të lojtarit të Juventusit që e ka kontratën në skadencë në qershor 2022. Një takim jozyrtar për të studiuar mundësinë e afrimit të lojtarit në Camp Nou në një transferim me parametër zero, sapo të përfundojë ky sezon.

Pas eliminimit nga grupet e Champions League dhe lamtumirës së mëparshme të Koeman, tani që çelësat e skuadrës iu besuan Xavi, Barcelona është në revolucion të plotë. Në sezonin e ardhshëm një projekt i ri do të nisë nga e para dhe në këtë mund të futet profili i Bernardeschit, i lirë për të negociuar destinacione të reja që në janar, pasi kontrata me Juventusin skadon më 30 qershor 2022. Nuk është sekret që me problemet ekonomike të klubit, drejtuesit e Barcelonës janë duke vlerësuar të gjithë lojtarët që shkojnë në skadencë në fund të sezonit.

Kontakti i parë – siç raporton Sport – mes drejtorit Mateu Alemany dhe Pastorellos ishte eksplorues, por në javët në vijim kontaktet do të rifillojnë për të vlerësuar se çfarë duhet bërë. Bernardeschi nuk ka gjetur marrëveshje për rinovimin me Juventusin dhe klubi bardhezi, në negociatat eventuale, do t'i ofronte lojtarit një pagë më të ulët në krahasim me atë aktuale. Sidoqoftë, distanca është e rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46