Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Liverpool, në Anfield mbërrin Newcastle: objektivi 2000 fitore në kampionat

Lapsi.al 15 December 2021
Liverpool, në Anfield mbërrin Newcastle: objektivi 2000 fitore në

Tashmë që përsëritja e shortit të Nyon e ka vendosur Liverpool përballë Inter në 1/8 e Champions League, në pritje të përballjes europiane, skuadra e Jurgen Klopp e ka kthyer vëmendjen nga Newcastle, ndeshje e planifikuar për të enjten në mbrëmje në orën 21, pas së cilës është fshehur edhe një rekord.

Liverpool arrin në ndeshjen kundër Newcastle me një seri të hapur prej shtatë fitoresh radhazi, mes kampionatit dhe Champions League. Sinjali më inkurajues për Klopp vjen nga mbrojtja: vetëm dy gola të pësuar (kundër Evertonit dhe Milanit) në këtë seri ndeshjesh, me dy fitore të ngushta - kundër Wolverhampton dhe Aston Villa - në javët e fundit. Reds janë të dytët, -4 nga Manchester City, i cili tashmë ka mbaruar punë me raundin e mesjavës: 7-0 ndaj Leeds të Marcelo Bielsas. Kështu, Klopp dëshiron të kthehet menjëherë në -1 dhe për ta bërë këtë duhet të mposhtë vendin e parafundit në renditje: vetëm 10 pikë në 16 ndeshje për Newcastle, i cili u mund 4-0 nga Leicester javën e fundit.

Por përveç tre pikëve, Reds kanë edhe një synim tjetër: 2 mijë fitoret në kampionatin anglez. Ka mbetur vetëm një sukses për t'u bërë skuadra e parë që arrin këtë moment historik. Ekziston pastaj edhe faktori Anfield që duhet marrë parasysh: Newcastle ka fituar në stadiumin e Liverpool në vitin 1994, duke mos gjetur më suksesin në 25 ndeshjet e ardhshme (20 humbje dhe pesë barazime). Duke numëruar edhe ndeshjet në fushën e Magpies, Reds nuk kanë humbur që nga dhjetori 2015: që nga ajo kohë pesë fitore dhe katër barazime. Rreziku numër një është padyshim Momo Salah, i cili ka shënuar në të katër ndeshjet në shtëpi të luajtura me Liverpool kundër Newcastle.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46