Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

"Zbriti pak komisionet": takim i fshehtë Raiola-Laporta për të sjellë Haaland në Kamp Now

Lapsi.al 15 December 2021
"Zbriti pak komisionet": takim i fshehtë Raiola-Laporta për

Mund të jetë transferimi i madh i verës. Nga Torino në Barcelonë, duke kaluar nëpër Dortmund. E ardhmja e Haaland varet në balancë. Lojtari në verë mund të përfitojë nga klauzola e zgjidhjes së kontratës (e vendosur në 75 milionë, plus bonuse në lidhje me rezultatet) për t'u çliruar nga Borussia Dortmund. Javën e kaluar Mino Raiola, i intervistuar nga Sport1, shpjegoi se klienti i tij mund të transferohet vetëm në disa klube në botë ("Bayern, Barcelona, Real dhe City", tha ai). Dhe njëri prej tyre tashmë po lëviz. Të hënën, në fakt, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është takuar me Raiolën, duke diskutuar për transferimin e mundshëm të Haaland.

Barcelona, megjithë borxhet dhe vështirësitë ekonomike, është e gatshme të investojë te Haaland. Madje, Laporta e ka garantuar Raiolën se norvegjezi është objektivi kryesor i klubit katalanas. Sulmuesi aktual i Borussia Dortmundit është në qendër të projektit teknik të teknikut Xavi. Megjithatë, për të qenë në gjendje të mbyllë marrëveshjen, Raiola duhet të heqë dorë nga një pjesë e komisioneve. Me pak fjalë duhet të ulë kërkesat. Në fakt, në këtë moment, Barcelona duhet të mendojë për çdo qindarkë të shpenzuar. Ndërkohë, bazat e negociatave janë hedhur në Torino. Mbi Haaland është edhe Barcelona.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46