Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Video/ Lamtumirë e përlotur nga futbolli, Agüero emocionon gjithë Barcelonën: "Largohem nga futbolli, me kujtimet më të mira"

Lapsi.al 15 December 2021
Video/ Lamtumirë e përlotur nga futbolli, Agüero emocionon
Sergio Agüero largohet nga futbolli. Sulmuesi argjentinas e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp në Camp Nou: "Kjo konferencë është për t'ju informuar se kam vendosur të largohem nga futbolli profesionist – ishin fjalët e tij, mes lotëve - Janë momente shumë të vështira, por jam gjithashtu i kënaqur për vendimin që kam marrë. Shëndeti im është i pari dhe pas problemit që pata një muaj e gjysmë më parë, mjekët më thanë se gjëja më e mirë ishte të mos luaja më”. 33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e klubeve (Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona) dhe 42 të tjerë teksa ka veshur uniformën e Albiceleste. Minutat e fundit të luajtura nga Agüero para ndalimit të detyruar për shkak të një aritmie ishin ato kundër Alavés më 30 tetorin e kaluar, ndërsa goli i tij i fundit daton në El Clasico më 24 tetor, në Camp Nou, kundër Real Madridit. "E mora këtë vendim dhjetë ditë më parë - shpjegoi Kun -. Bëra të pamundurën për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë prej saj. Jam shumë krenar për karrierën time, shumë i lumtur. Gjithmonë kam ëndërruar të luaja futboll, që kur isha 5 vjeç. Kur godisja topin ëndrra ime ishte të luaja në Kategorinë e Parë të Argjentinës, nuk e kisha menduar kurrë të mbërrija në Evropë. Falë Independientes, Atlético që vuri bast për mua kur isha 18 vjeç, për njerëzit e City, që e dinë se si ndihem për ta, kam lënë më të mirën atje dhe ata më trajtuan shumë mirë. Faleminderit edhe drejtuesve të Barcës, Joanit që më kontaktoi. E dija që po vija në një nga klubet më të mira të botës dhe më trajtuan shumë mirë. E së fundi faleminderit kombëtares së Argjentinës, e cila është gjëja që dua më shumë. Po iki me kokën lart e shumë i lumtur, nuk e di cfarë më prêt në një ndeshje tjetër, pork am persona që më duan e që duan më të mirën për mua. Faleminderit edhe gazetarëve, atyre që më trajtuan mirë e atyre që nuk e bënë. Falenderoj të gjithë tifozët e klubeve ku kam luajtur dhe nga të cilat ruaj gjërat e mira që kam përjetuar”. Agüero më pas tregoi për momentin në të cilin duhej të pajtohej me realitetin: "Tani ndihem mirë, por padyshim që dy javët e para ishin të vështira. Kur bëra testin e parë fizik në klinikë, mjekët më thanë se ishte mundësia reale që të mos mund të vazhdoja. U përpoqa ta pranoja mendërisht, por nuk ishte e lehtë. Kur më thanë se ishte e sigurt, m'u deshën disa ditë për ta përpunuar. Në fillim ke ende shpresë, pastaj befas jo më. Tani jam mirë, por po, ishte e vështirë." Më pas ai riktheu momentet më të lavdishme të karrierës së tij: “Mbaj mend shumë nga Independiente, kundër Racing, ishte një moment shumë i bukur në karrierën time. Nuk kam asgjë kundër Racing, por isha 17 vjeç dhe ishte goli im i pare, ndër më të mirët që kam shënuar. Pastaj me Atléticon në Ligën e Evropës, ky ishte gjithashtu një moment shumë i lumtur. Dhe me City, siç e dinë të gjithë, ai gol kundër QPR... Titulli im i parë në Premier League dhe triumfi im i parë për City pas vitesh. Pastaj kohët e fundit ishte Copa América unë luajta pak por i shoqërova djemtë deri në fitore dhe ishte ajo që donim prej shumë kohësh. Në fund goli i fundit që shënova në Madrid. Jo keq apo jo, për të qenë goli i fundit?”. Së fundi, një reflektim për të ardhmen e tij: “Dua të përpiqem të jem i lumtur jashtë futbollit dhe të shijoj të gjitha momentet që më kanë munguar si futbollist, nuk është e lehtë çdo ditë të stërvitesh, të luash, të udhëtosh... Do të vazhdoj të jem i lidhur me futbollin dhe do të jem në gjendje ta shijoj jetën më shumë. Megjithatë, tani do të jem i qetë dhe nuk do të bëj asgjë për një farë kohë."

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46