Flash

Betis e ekzagjeron: rinovimi i kontratës së Canales e ka klauzolën e lirimit... 1 miliardë euro

Lapsi.al 14 December 2021
Betis e ekzagjeron: rinovimi i kontratës së Canales e ka
Shumë dashuri nga ana e Betis për numrin e tyre 10 Sergio Canales. E cila do të ishte mënyra më e mirë për ta demonstruar gjithë këtë ndjenjë, nëse jo me një rinovim të kontratës së plotë me një klauzolë lirimi prej... 1 miliard euro. Pikërisht kështu, sepse në këto orë klubi spanjoll ka bërë të ditur rinovimin e kontratës së lojtarit. Mesfushori është lidhur me bardhejeshilët deri në vitin 2026, e klauzola e zgjidhjes së kontratës është vendosur pikërisht në shifrën monstruoze prej një miliardë eurosh. 30 vjeçar, Canales mbërriti te Betis në vitin 2018 dhe i bëri të gjithë për vete. Këtë sezon ai ka koleksionuar 21 paraqitje, duke shënuar 2 gola dhe duke ofruar 5 asiste. Ashtu si lexohet në faqen e Betis, fantazisti i datëlindjes 1991 ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në ekip me kalimin e viteve, si për sa i përket performancave në fushë, ashtu edhe për ndikimin dhe lidershipin në dhomën e zhveshjes ku ai është bërë një nga kapitenët. Në total Canales ka luajtur 139 ndeshje zyrtare me 27 gola dhe 20 asiste.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI