Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

"Evazion prej 60 milionë euro": Ramadani administron atletë për një vlerë prej rreth 770 milionë euro

Lapsi.al 14 December 2021
"Evazion prej 60 milionë euro": Ramadani administron atletë

Mund të arrijë në 60-70 milionë euro shifra, për momentin vetëm një përllogaritje hipotetike, e evazionit fiskal të pretenduar që rrjedh nga kompensimi për kontratat e shitblerjes ose rinovimi i lojtarëve të trajtuar nga Fali Ramadani, menaxheri shqiptar ndër pesë më të fuqishmit në botë nën hetim.

Hetimi, i koordinuar nga prokurori Giovanni Polizzi dhe zv.prokurori Maurizio Romanelli dhe i kryer nga Njësia e Posaçme e Policisë së Valutave të Guardia di Finanza, ka të bëjë me krimet e mosdorëzimit të deklaratës tatimore, pastrim parash dhe vetëpastrim. Agjentët dje kryen kontrolle ndaj Chiodit dhe shkuan në zyrat e 11 klubeve të Serie A dhe B, të pa hetuara, përkatësisht Juventus, Torino, Milan, Inter, Verona, Spal, Fiorentina, Cagliari, Roma, Napoli dhe Frosinone për dorëzimin e dokumenteve. Grumbullimi i një sasie të madhe materialesh informatike (disa gigabajt) ka vazhduar edhe sot dhe janë drejt përfundimit.

Për momentin, përveç emaileve në lidhje me kontaktet mes drejtorëve sportiv apo drejtuesve dhe menaxherëve të klubeve dhe Ramadanit dhe “rrethit” të tij, janë mbledhur rreth tridhjetë kontrata, por numri i tyre duhet të rritet akoma. Kontratat që do të shqyrtohen për të konstatuar se sa dëmshpërblim i ka shkuar 'super menaxherit'. Në fokus janë operacionet (mes rinovimet, shitjeve e blerjeve) që lidhen, ndër të tjera, me Federico Chiesa, Miralem Pjanic, Samir Handanovic, Kalidou Koulibaly, Ante Rebic, Nikola Kalinic, Karlo Butic dhe trajnerin Maurizio Sarri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46