Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

"Të detyruar të mos festojmë, sepse kemi bërë keq fazën e parë": Daja i vë limite edhe merkatos

Lapsi.al 13 December 2021
"Të detyruar të mos festojmë, sepse kemi bërë keq

“Vijmë në një moment ku në 6 javët e fundit kemi marrë 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje në Shkodër që mund të bënim më shumë. Është pozitive që reagojmë kështu në derbi. Sot djemtë treguan maksimumin, kemi pasur kontrollin nga fillimi deri në fund, kemi pasur shumë situata para portës dhe e vetmja gjë që nuk shkoi ishte finalizimi para portës". Me këto fjalë Ilir Daja shpjegon analizën e shpejtë të derbit të fituar me Dinamon, që e bëri Partizanin të kalojë disfatën e javës së kaluar në Loro Borici: “Kur nuk ke stabilitet pikësh, një ekip si Partizani është nën presion gjatë gjithë kohës, është ndërtuar për objektiva të tjera nga vendi ku jemi, kjo bën që oshilacionet të jenë më prezentë, se besoj që po të kishim më shumë pikë nga faza e parë, nuk do të ishim në vështirësi dhe do të kishim më pak luhatje”, tha Daja.

Një fitore pa eufori, që tekniku i Partizanit shpejton ti japë sqarim: "Ne kemi bërë mirë në këto 6 javë por jemi të detyruar të mos festojmë e gëzojmë, sepse kemi bërë keq në fazën e parë. Ato pikë duhet t’i rikuperojmë ndaj festa jonë është të fokusohemi te Kukësi dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”.

Shumë klube e kanë shpresën te merkato, e aq më tepër një si Partizani që të paktën në sulm ka nevojë për një goleador. E megjithatë Daja i vu limite merkatos ende pa filluar: "Ky intensitet ndeshjesh dhe ky lloj presioni për shkak të pikavarazhit, nuk e kemi shpërndare vëmendjen e jemi përqendruar te grupi që kemi. Sigurisht që do të bëjmë merkato, por jo duke larguar, po duke përforcuar repartet ku kemi më shumë nevoja, edhe një javë na ndan nga mbyllja e pjesës së par të kampionit dhe pastaj do të kemi punë intensive për të parë. Ne punojmë si staf por pa miratimin tim nuk besoj se do të afrohet lojtar, pro shpresojmë të gjejmë lojtarin e duhur”, përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46