Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Menaxheri shqiptar, hetohet për transferimin e Pjanic e Chiesa: 'figura' pas Chiodit akuzohet për krim fiskal e pastrim parash

Lapsi.al 13 December 2021
Menaxheri shqiptar, hetohet për transferimin e Pjanic e Chiesa:

Fali Ramadani dhe Pietro Chiodi janë dy të dyshuarit në hetimin milanez për krime tatimore, pastrim parash dhe vetë-pastrim, të përqendruar në komisione në operacione të ndryshme të merkatos së lojtarëve. Financierët e njësisë speciale të policisë financiare të Milanos, të koordinuar nga prokuroria, kanë kërkuar dokumente nga njëmbëdhjetë klube (Cagliari, Fiorentina, Frosinone, Juventus, Inter Milan, Napoli, Roma, Spal, Torino, Verona). Në shënjestër janë edhe operacionet që sollën Pjanic nga Juve te Barcelona dhe kalimi i Chiesa nga Fiorentina te Juventusi.

Financierët e njësisë së posaçme të policisë financiare, përveç se kanë kontrolluar Chiodin, në hetim së bashku me Ramadanin, kanë kërkuar nga njëmbëdhjetë klubet letrat e operacioneve të drejtuara nga dy menaxherët, sepse - kjo është hipoteza hetimore - menaxheri shqiptar, me ndihmën e tij italian, të konsideruar si “figurë” e tij, kishte arritur të mos paguante asnjë taksë.

Praktikisht, ai ka arritur të mos deklaronte asgjë në organet tatimore italiane për shifrat e mbledhura për ndërmjetësimin e shit-blerjeve në Itali dhe, për më tepër, duke bërë që tarifat e tij të kalonin përmes një rrjeti kompanish të huaja. Prej këtu rrjedhin akuzat për evazion fiskal, si dhe për pastrim parash dhe vetëpastrim të shumave të fshehura nga organet tatimore.

Hetuesit, me sa mësohet, me dokumentet e marra sot në zyrat e shoqërive duan të kalojnë në sitë të gjitha operacionet në të cilat Ramadani dhe Chiodi kanë vepruar si menaxherë në shitblerjet e futbollistëve, duke mbledhur “komisione”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46