Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Sfida e titanëve të futbollit: Messi kundër Ronaldos, ja kush ka fituar e kush ka shënuar më shumë

Lapsi.al 13 December 2021
Sfida e titanëve të futbollit: Messi kundër Ronaldos, ja kush ka

Prej më shumë se një dekade kanë ndarë, edicionet e Topit të Artë (shtatë triumfe kundër pesë), fitoret e La Ligës dhe Champions League, si dhe çdo çmim skuadre dhe individual dhe së shpejti do të përballen sërish në fushë. Manchester United-Psg do të jetë mbi të gjitha ndeshja mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe dy kampionët do të sfidohen në fazën e 1/8 të kompeticionit që të dy e duan më shumë. Shorti i Nyon u dha fansave nga e gjithë bota një sfidë legjendare të dyfishtë dhe për të kuptuar se si mund të shkojë, le të përpiqemi të shohim precedentët.

CR7 dhe Messi janë përplasur në fushë 37 herë mes La Ligës, Champions League, Superkupës së Evropës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës dhe bilanci total i buzëqesh argjentinasit, i cili ka grumbulluar 16 fitore kundrejt 12 të rivalit të tij (9 barazime).

Messi, që përveç një me Argjentinën i ka shënuar të gjitha sukseset e tjera me fanellën e Barcelonës, komandon edhe për sa i përket golave të shënuar, por Ronaldo e ndjek vetëm një gol larg (22 me 21). Portugezi ka shënuar 18 herë me fanellën e Real Madridit, dy herë me atë të Juventusit dhe një me atë të Portugalisë, por asnjëherë me atë të Manchester United, një tjetër tabu që me siguri do të dëshirojë ta rrëzojë.

Edhe sepse deri më tani rezultati i Champions League është i gjithi në favor të argjentinasit, i cili ka humbur vetëm një ndeshje direkte (2 fitore dhe 2 barazime) kundër CR7 në Europë. Mbi të gjitha, në pesë ndeshjet ballë për ballë në Champions League, Ronaldo nuk ka shënuar kurrë, ndërsa Messi ka realizuar 3 gola (përfshirë një në finalen e 2009). Të gjitha, motivime shtesë për Cristianon, Manchester-Psg premton të jetë një shfaqje e shkëlqyer.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46