Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

"Deri në fund të vitit, të fitojmë diçka ndaj atyre para": Brdaric do ta mbyllë 2021 me gjashtë pikë më shumë

Lapsi.al 12 December 2021
"Deri në fund të vitit, të fitojmë diçka ndaj

“E dimë që jemi konkurrues, ua kemi thënë që të tregojnë veten kur tu vijë mundësia. Duhet të tregojnë dëshirë që kur të vijë mundësia të thonë: 'po jam gati në çdo moment'. Ne i kemi bërë të gatshëm të luajnë kudo. Është mendërisht e vështirë kur nuk luan shumë, por stafi ka bërë një punë të madhe edhe nga ana fizike që të jenë në formë të mirë kur të vijë momenti”, janë fjalët e Thomas Brdaric, që premion formën e skuadrës së tij, në këtë fund viti në të cilin tekniku shpreson ta mbyllë me gjashtë pikë më shumë në renditje, me shpresën se Tirana e Kukësi do të humbasin dicka, për ti dhënë mundësi rikuperimi Vllaznisë: "Padyshim urojmë që të fitojmë diçka ndaj atyre para. Por nuk duhet të varemi nga skuadrat e tjera, por të përqendrohemi të skuadra jonë e të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme deri sa të mbyllet ky vit".

Tekniku gjerman është i kënaqur nga performanca e kuqebluve e, duke u bazuar në ndeshjet e fundit, analizon se skuadra tani ka shumë gjëra më të qarta: "Duhet të analizojmë mirë ndeshjet, që të zbulojmë dhe kuptojmë se ku jemi në këtë moment. Në të kaluarën të gjithë kanë thënë që kemi pësuar shumë gola, pasi të gjithë pëlqejnë futbollin ofensiv, por që të shkosh në majë e konkurrosh duhet të luash të dy pjesët, në sulm dhe në mbrojtje. Mendoj se skuadra dhe disa lojtarë tani e kuptojnë shumë më mirë se çfarë duhet të bëjnë”, shpjegoi gjermani.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46