Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

FOTO/ E dashura e Lautaros ngre zërin kundër një koncepti: "Nuk jam mantenutë"

Lapsi.al 12 December 2021
FOTO/ E dashura e Lautaros ngre zërin kundër një koncepti:

Agustina Gandolfo, e dashura e Lautaro Martínez, ka rrëfyer veten në një intervistë të gjatë me mikrofonat e Hola Argentina dhe u vësul kundër konceptit të Wag: "Edhe pse me Lautin jemi të rezervuar dhe tregojmë pak nga intimiteti ynë, do të doja që të reshtej së pari gruan e futbollistit si një vajzë që e mbajnë, një mantenutë. Është një ide e tmerrshme që qarkullon nga injoranca dhe me të cilën nuk jam aspak dakord. Para se të jem gruaja e një futbollisti, jam nënë, punëtore, studente... Më çmend. Është një fjalë (wag) që duhet eliminuar nga gjuha, ka një konotacion shumë negativ. Edhe partnerja e një avokati nuk ka detyrimisht një diplomë, ndaj pse duhet ta kemi ne?”.

Vajza ka folur edhe për Wanda Narën dhe indirekt për tradhtinë e pretenduar të Mauro Icardit: “Nuk e konsideroj veten mike, por i jam shumë mirënjohëse, sepse ajo ishte një nga ato që i bashkohej grupit kur unë nuk flisja asnjë fjalë italisht. A kam menduar ndonjëherë të bëhem menaxhere e Lautaros? Në asnjë mënyrë. Unë i respektoj ata që e bëjnë, por nuk ndihem e përgatitur dhe as nuk do ta përziej marrëdhënien tonë me këtë. Nëse e kontrolloj në mediat sociale? Ne të dy respektojmë shumë privatësinë e njëri-tjetrit dhe personalisht kam një teori: besoj se nëse duan të jenë të pabesë, do të jenë njësoj”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI