Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Video/ Bochum i 'nxin' jetën, por Bayern arratiset: Dortmund ndalet atëherë kur nuk duhej

Lapsi.al 11 December 2021
Video/ Bochum i 'nxin' jetën, por Bayern arratiset: Dortmund

Prova arratie për Bayern Mynih në javën e pesëmbëdhjetë të Bundesligës. Bavarezët në krye të renditjes fituan me përmbysje 2-1 në shtëpi ndaj Mainz dhe përfituan nga barazimi i Borussia Dortmund (1-1 me Bochum) për të arritur +6 pikë nga verdhezinjtë në vendin e dytë. Fitore në debutim, 4-1 ndaj Monchengladbach, në pankinën e Leipzig për Domenico Tedescon. Sukses edhe për Herta Berlin dhe Hoffenheim.

BAYERN MYNIH-MAINZ 2-1

Bayern Munich rrezikoi shumë, por më pas arriti të korrigjojë një ndeshje të vështirë, duke u përpjekur kështu të arratiset në krye të renditjes së Bundesligës. Në fakt, bavarezët shkuan në disavantazh në minutën e 22 me Onisiwo dhe Mainz e ruajti rezultatin deri në pushim. Nagelsmann duhet të jetë dëgjuar në dhomat e zhveshjes dhe në pjesën e dytë muzika ndryshoi: Bayern shtyu me forcë dhe në minutën e 53 Coman barazoi rezultatin. Mainz mendoi vetëm të mbrohet, por në minutën e 74 Musiala me një goditje nga jashtë zonës rrëzoi murin difensiv.

BOCHUM-DORTMUND 1-1

Hap fals i Dortmund që rrezikon t'i kushtojë shtrenjtë skuadrës së Rose. Në fakt, Borussia rrëshqet me gjashtë pikë nga Bayern Mynih, një hendek që rrezikon të bëhet i pamundur për tu rikuperuar në betejën për titullin kampion. Në shtëpinë e Bochum ishte një penallti e Polter në fund të pjesës së parë që i coi në disavantazh miqtë, pastaj në pjesën e dytë Wolf arriti barazimin, por pas një konsultimi të gjatë VAR theu shpresat e Borussias. Verdhezinjtë shtynë deri në fund dhe goli i barazimit erdhi me Brandt pesë minuta nga fundi, por ishte një ngushëllim i paktë.

FREIBURG-HOFFENHEIM 1-2

Fitore në frymën e fundit për Hoffenheimin, i cili feston në minutën e pestë të kohës shtesë dhe rrëmben vendin e katërt, duke kaluar pikërisht Freiburg. Miqtë morën avantazhin pas vetëm tre minutash me Raum, por Schlotterbeck shënoi 1-1 në minutën e 21. Në minutën e 62', Freiburg mund të kalonte në avantazh me penallti, por italiani Grifo dështoi nga pika e bardhë. Gol i gabuar, gol i pësuar dhe befasia për vendasit erdhi në minutën e 95 me Richards.

HERTHA BERLIN-BIELEFELD 2-0

Një fitore shpëtimi thelbësore për Hertha Berlin, e cila shkëputet nga zona e rënies ku Bielefeld mbetet i ngatërruar në vendin e parafundit. Skuadra nga kryeqyteti mori avantazhin në minutën e 53: një asist i Belfodil për golin e Jovetic. Rezultati u sigurua vetëm para përfundimit me Selke, mjaftueshëm për tre pikë që përfaqësojnë një frymëmarrje të rëndësishme.

LEIPZIG-MONCHENGLADBACH 4-1

Aventura e Domenico Tedescos në pankinën e Leipzig nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri italian me nënshtetësi gjermane fitoi 4-1 në debutimin e tij ndaj Monchengladbach dhe ngre skuadrën e Red Bull pas tre humbjeve radhazi, duke i afruar me zonën europiane. Leipzig ishte i papërmbajtshëm që në pjesën e parë dhe ishte Gvardiol ai që kaloi skuadrën e tij përpara në minutën e 21. Kaluan vetëm 12 minuta dhe Andrè Silva firmosi dyfishimin që në fakt i 'preu' këmbët kundërshtarëve. Në pjesën e dytë miqtë ngushtuan diferencën me Bensebainin në minutën e 88, por ishte vetëm një iluzion, pasi në të 91 Nkunku dhe në minutën e 94 Henrichs i dhanë përmasa fitores së Leipzig.

Bundesliga Germany

Bayern Munich 2-1 Mainz

Bochum 1-1 Borussia Dortmund

Freiburg 1-2 Hoffenheim

Hertha Berlin 2-0 Arminia Bielefeld

RB Leipzig 4-1 Borussia Monchengladbach

Wolfsburg 0-2 VfB Stuttgart

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI