Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Moratti ironi me Juventus: "Mëkat që nuk mund të na bjerë, do ishte më e lehta"

Lapsi.al 11 December 2021
Moratti ironi me Juventus: "Mëkat që nuk mund të na

Massimo Moratti nuk e harron kurrë rivalitetin me Juventus dhe një pickim atyre para shortit të Champions League, të planifikuara për të hënën e ardhshme në Nyon, nuk bën kurrë keq. Në kohën kur Interi është në pritje të njohë kundërshtarin që do të dalë nga ky short, ish-presidenti i zikaltërve qesëndis: "Nuk e di cilin kundërshtar të zgjedh. Ndoshta Lille apo Ajax. Është për të ardhur keq që nuk mund të luajmë me Juventusin, sepse do të ishte më e thjeshta, ndoshta", ka thënë ai me rastin e prezantimit të librit për Peppino Priscon.

Skuadra e Simone Inzaghit përfundoi e dyta pas Real Madrid dhe do të ketë përballë një skuadër nga vazo e parë. Ka shumë rreziqe në këtë short: Manchester City, Liverpool, Ajax, Bayern Munich, Manchester United dhe Lille.

Në kujtimet e Morattit, roli i Priskos në negociatat për të marrë Interin në vitin 1995 ishte thelbësor: "Nuk mund ta harroj ditën kur, duke dalë nga shtëpia, e gjeta në këmbë, në një qoshe duke më pritur: në dhjetë minuta ai më shpjegoi se “Interi po kalonte një moment të keq dhe se duhej të ndërhyhej menjëherë, por duke shtuar se duhet ta bëja unë, që deri në atë moment po mendoja për gjithçka përveç blerjes së Interit. Në ato pak minuta ai arriti të më tregonte praktikisht gjithçka dhe gjithashtu për të më bindur për faktin se në thelb unë mund të bëja diçka. Prisco bëri gjithçka që negociatat të fillonin dhe të përfundonin siç donte ai, ai gjithashtu organizoi takimet. Unë isha në ato situatat klasike ku është një shok të cilit e ke të vështirë t'i thuash jo. Po sikur sot ta gjeja sërisht në qoshe duke pritur? Oh jo, nuk do ta bënte për herë të dytë. Do të ndërroja trotuarin...”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI