Flash

Zyrtare, Tottenham-Rennes nuk do të luhet më: Conte rrezikon 3-0 në tavolinë e eleminimin

Lapsi.al 11 December 2021
Zyrtare, Tottenham-Rennes nuk do të luhet më: Conte rrezikon 3-0

Është zyrtare: Tottenham-Rennes, ndeshja e fundit e Grupit G të Ligës së Konferencës, e shtyrë për shkak të shpërthimit të Covid-19 në grupin e londinezëve, nuk do të rikuperohet. Këtë e ka bërë të ditur Uefa, duke bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve nuk është arritur të gjendej një datë e mundshme për zhvillimin e ndeshjes. Sfida ishte vendimtare për fatin e grupit dhe për këtë arsye çështja do të trajtohet nga komisioni disiplinor i UEFA-s: skuadra e Antonio Contes rrezikon 3-0 në tavolinë dhe eliminimin nga kompeticioni.

"Në përputhje me pikën J të rregullores së Ligës së Konferencës, UEFA, në bashkëpunim me dy klubet, u përpoqën të gjenin një zgjidhje të zbatueshme për të riprogramuar ndeshjen, në mënyrë që të sigurohej që faza e grupeve të mund të përfundonte - shkruhet në shënim - Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet, nuk u arrit të gjendej një zgjidhje që të funksiononte për të dy klubet, për rrjedhojë, ndeshja nuk mund të luhet më dhe çështja do t'i referohet Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës UEFA-s për një vendim që do të merret në përputhje me pikën J të rregullores së sipërpërmendura të konkurrencës”.

Rennes tashmë ishte kualifikuar për fazën tjetër dhe i sigurt për vendin e parë, Tottenham ishte i detyruar të fitonte për të kaluar Vitesse në vendin e dytë. Tani, megjithatë, Spurs janë në rrezik serioz për t'i thënë lamtumirë Evropës. Rregullorja përcakton se "nëse nuk është e mundur të ricaktohet ndeshja, klubi që nuk mund ta luajë ndeshjen do të mbajë përgjegjësi për ndeshjen e pa luajtur dhe ndeshja do të shpallet nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, në dëm të klubit që do të konsiderohet i mundur 3-0. Për më tepër, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të marrë masa të mëtejshme disiplinore nëse rrethanat e justifikojnë atë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46