Flash

Conference League, Roma frikësohet në Sofie, por kalon si e parë: mungon vetëm një skuadër për të kompletuar 1/8

Lapsi.al 9 December 2021
Conference League, Roma frikësohet në Sofie, por kalon si e parë:

Goditje e dyfishtë në Bullgari për Romën, që fitoi 3-2 në shtëpinë e CSKA Sofjes dhe u kualifikua direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës falë barazimit 1-1 të Bodø/Glimt kundër Zorya, që i dha verdhekuqve vendin e parë në grupi C me 13 pikë. Skuadra e Mourinhos mori kualifikimin falë dygolëshit të Abraham (15' dhe 53') dhe vulës së Borja Mayoral (34'), dy golat e vendasve më pas ishin të kotë.

Verdhekuqtë e nisën fuqishëm dhe pasi i shkuan afër avantazhit në minutat e para, arritën të shënonin në minutën e 15': Mayoral gjeti në zonë Karsdorp, i cili nuk e kishte të vështirë t'i japë Abraham një top për ta shtyrë vetëm në rrjetë. Pas asistit, spanjolli tentoi të shënonte edhe vetë në minutën e 26, por Busatto refuzoi goditjen e tij. Gjithsesi, dyfishimi u shty vetëm pak dhe mbërriti në minutën e 34: krosimi i ulët i Viñas nga e majta dhe një goditje e shkëlqyer me thembër nga Borja Mayoral, i cili firmosi 2-0. Para intervalit, spanjolli shpenzoi edhe golin e dytë personal duke e dërguar topin pak mbi traversë.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan me të majtën e Muhar që nuk shqetësoi Fuzaton. Ndeshja përfundoi praktikisht në minutën e 53: Karsdorp nga e djathta shërbeu në qendër për Abraham, që kontrolloi dhe mposhti Busatton për golin e tretë të skuadrës së Mourinhos. Bullgarët shkurtuan diferencën me Katakoviç në minutën e 75 dhe frikësuan verdhekuqtë në minutën e 93 me Wildschut, por është tepër vonë: me disa emocione të tepërta, Roma mori me vete suksesin e katërt në grupin e tyre. Ndërkohë, në Ukrainë Bodø/Glimt nuk e kompletoi dot rikthimin: Roma kaloi norvegjezët në renditje dhe e mbylli Grupin C në vendin e parë me 13 pikë.

TE KUALIFIKUARIT

Në Grupin A, Lask kalon si vend i parë i ndjekur nga Maccabi Tel Aviv. Ishin përcaktuar në Grupin B, Gent në krye dhe Partizan i Beogradit i dyti, ndërsa në atë C Roma e Bodo vazhdojnë rrugën. AZ nuk pati probleme të fitojë Grupin D, ndërsa Randers u pozicionuan pas tyre me 7 pikë më pak. Asnjë histori edhe në Grupin E nën dominimin e Feyenoord (14) që u ndoq nga Slavia Pragë (8). Edhe Copenhagen e kishte siguruar vendin e parë në Grupin F para raundit të fundit, i ndjekur nga PAOK. Në Grupin G e gjithë pritshmëria është në ndeshjen e shtyrë të Tottenham me kryesuesit e Rennes që e kanë siguruar vendin e parë dhe kualifikimin, ndërsa skuadra e Contes ka nevojë të fitojë për të kaluan Vitesse. Në Grupin H Basel dhe Qarabag fitojnë të drejtën për të kaluar përtej fazës së grupeve në turneun më të ri të UEFA-s.

Group A Europa Conference League

FC Alashkert 1-1 Maccabi Tel Aviv

LASK 3-0 HJK

Group B Europa Conference League

Gent 1-0 Flora Tallinn

Partizan Beograd 1-1 Anorthosis

Group C Europa Conference League

PFC CSKA-Sofia 2-3 Roma

Zorya 1-1 Bodoe/Glimt

Group D Europa Conference League

AZ Alkmaar 1-0 Randers FC

CFR Cluj 2-0 Jablonec

Group E Europa Conference League

Feyenoord 2-1 Maccabi Haifa

Union Berlin 1-1 Slavia Prague

Group F Europa Conference League

FC Copenhagen 2-0 Slovan Bratislava

PAOK FC 2-0 Lincoln Red Imps FC

Group G Europa Conference League

Postp. Tottenham Hotspur - Rennes

Vitesse 3-1 Mura

Group H Europa Conference League

Basel 3-0 Qarabag FK

Omonia Nicosia 0-0 Kairat Almaty

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46