Flash

UEFA dëgjoi Conten, Rennes akuzon për “favor”: “Ka një mungesë të dukshme Fair Play”

Lapsi.al 9 December 2021
UEFA dëgjoi Conten, Rennes akuzon për “favor”: “Ka

Rennes sfidoi me një deklaratë për shtyp vendimin e UEFA-s për të shtyrë, për shkak të Covid-19, ndeshjen e Conference League planifikuar fillimisht këtë mbrëmje në Londër kundër Tottenham. Klubi anglez u ankua se mes tyre ka 13 të infektuar dhe shtyrja e ndeshjes u konfirmua në momentin që klubi francez kishte mbërritur në Londër.

Sipas Rennes, në një mbledhje të zhvilluar përmes video konferencës, drejtuesit e klubit anglez kanë refuzuar që të tregojnë numrin e saktë të lojtarëve të infektuar me Covid, duke rikujtuar se sipas rregullores ndeshja shtyhet vetëm nëse skuadra ka vetëm 13 lojtarë në dispozicion. Francezët thonë se Tottenham u bazua në një vendim të autoriteteve angleze, por pa treguar asnjë dokument serioz.

“Ka një mungesë të dukshme Fair Play. Tottenham na njoftoi se do të zhvillohej ndeshja dhe sapo arritëm në Londër na njoftoi se nuk donte që të luante”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e Rennes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46