Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

FOTO/ Bora ndalon përfundimisht ndeshjen në Bergamo: Atalanta-Villareal do të luhet nesër

Lapsi.al 8 December 2021
FOTO/ Bora ndalon përfundimisht ndeshjen në Bergamo:

Në fund, Atalanta-Villarreal do të luhet pasditen e së enjtes në orën 16:30: pas disa inspektimeve, i fundit në orën 20:30 dhe një bisede me dy trajnerët, arbitri Taylor ka vendosur të shtyjë ndeshjen e planifikuar në stadiumin Geëiss. Pavarësisht punës së punonjësve, të cilët bënë gjithçka për pastrimin e fushës, bora e madhe nuk i dha paqe Bergamos duke e bërë fushën të paluajtshme.

Sipas të gjitha gjasave ka mbizotëruar prioriteti për të ruajtur sigurinë e lojtarëve si dhe rëndësia e ndeshjes, ku dy skuadrat luftojnë për vendin e dytë në grup.

Qëndrimi i UEFA-s ishte të luante sidoqoftë dhe më pas të vlerësohej në vazhdim, por fusha do të ishte e rrënuar dhe në atë moment do të rrezikonte të bëhej e pamundur pikërisht për fillimin e ri të mundshëm. Pas kthimit në dhomat e zhveshjes, UEFA u ka komunikuar dy klubeve orën e fillimit të ri, të caktuar për të enjten pasdite në orën 16:30. Atalanta dhe Villarreal ranë dakord të luanin në orën 20:30, por ajo kohë do të kishte qenë një mbivendosje me orarin e Europa League.

Për të sqaruar arsyen e shtyrjes, ka menduar drejtori ekzekutiv i Atalantës, Umberto Marino: “Arbitri u përpoq deri në fund që të luhej, vlerësoi evoluimin e situatës së motit dhe më pas, me të drejtë, bisedoi me dy trajnerët dhe vendosi të shtyjë edhe ndeshjen në bazë të një opinioni teknik, që vlerësonte rreziqet që mund të sillte për lojtarët që të dilnin në fushë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI