Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

"Nuk kam bërë asgjë, ai është i çmendur": përgjimet e vajzës së Ferreros fundosin presidentin e Sampdorias

Lapsi.al 8 December 2021
"Nuk kam bërë asgjë, ai është i

Fillojnë të bëhen të ditura përgjimet për çështjen Ferrero. Vajza e presidentit të Sampdorias, Vanessa, në një telefonatë me ish-punonjësin e Eleven Finance srl, Dario Lemma, duke folur për të atin, thotë: "Nuk kam bërë asnjë gjë nga 16 kallëzimet penale që kam! Ai nuk është mirë me mendjen, ka dalë nga 'fiqiri'. Unë dua të dal nga ky batak. Në vend që të thotë 'e dashur më fal që të vura në këtë situatë m**i, me rrezik burgun, kur problemet janë të miat jo të tuat, më fal bijë e dashur' , kështu duhet të sillet. Unë nuk kam as para për shpenzimet". Ndërkohë, marrja në pyetje për garancinë e Ferreros është caktuar të enjten.

Kontabilisti Gianluca Vidal, duke folur me një bashkëbisedues në telefon, thotë: “Dje po grindesha me Massimon se më tha 'jo, duhet t'i marr këto para këtu, këto këtu etj., këto e ato të tjerat jo sepse me këto unë dua të riblihem permes Taramellit! Dua të them, a je budalla? Është një shtëpi që vlen, kur rregullohet vlen katër milionë! I thashë: më fal Massimo po më bërë gati të qesh! Ti ke 200 milionë borxhe! Nuk e di si do të dalësh prej tyre”. Dhe përsëri, në një bisedë tjetër: “Dmth është bërë aq shumë m ... brenda këtyre kompanive, sa është vërtet shqetësuese se si janë menaxhuar ato”. “Ahaha! Tani e kuptoj pse ai po përpiqet t'i marrë paratë nga Sampdoria! Ok!”, thotë ai në një bisedë tjetër me një tjetër bashkëbisedues, duke folur për transaksionet e ndryshme financiare, që po realizonin kompanitë e “Grupit Ferrero”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI