Flash

Video/ Milan lamtumirë Europë, Liverpool e thyen me rezerva, Real i merr Interit vendin e parë: ja si ndahen 8 të parët

Lapsi.al 7 December 2021
Video/ Milan lamtumirë Europë, Liverpool e thyen me rezerva, Real i

Janë përcaktuar tashmë tetë skuadrat e parë të kualifikuara për në 1/8 e Champions League që do të ndahen në dy vazot për shortin e ardhshëm: Manchester City, Liverpool, Ajax, Real Madrid si kokë grupesh dhe Atletico Madrid, PSG, Sporting Lisbona dhe Inter si vendet e dyta. Kështu, Milan dështon jo vetëm të kualifikohet, i mundur nga Reds me linjat e dyta, por del fare nga Europa, pas fitores së Atletico Madrid në Oporto. Nuk ia del Inter, Bernabeu mbetet tabu për zikaltrit të mundur nga Real Madrid në sfidën që vlente vendin e parë.

GRUPI A

Manchester City humbi përballë Leipzig, që shkon në Europa League si vendi i tretë. Anglezët e kishin siguruar vendin e parë, pavarësisht fitores së PSG në shtëpi kundër Brugge. Dy gola të Mbappe dhe po aq të Messi kanë vlerën vetëm të vendit të dytë, që gjithësesi francezët nuk e rrezikon.

GRUPI B

Katër skuadra në lojë, por në fund në Grupin B Liverpool e ka mbyllur me pikë të plota, duke u shoqëruar në 1/8 nga Atletico Madrid. Eleminohet skuadra e Piolit nga Champions League, madje edhe nga Europa League. Kuqezinjtë munden 1-2 me përmbysje nga rezervat e Liverpool në ndeshjen e fundit të grupit, duke u renditur në vendin e fundit. Iluzionues avantazhi i Tomori në të 29' në zhvillimet e një goditje këndi. Në të 33' Salah firmosi barazimin duke shtyrë në rrjetë grushtimin e Maignan, ndërsa në të 55' Origi përfitoi nga një gabim teknik të Tomori, për të shënuar me kokë golin që fundosi Milan. Në Oporto, Atletico Madrid shkoi të fitonte 1-3 në shtëpinë e Portos, duke i lënë portugezëve vetëm Europa League në përfundim të një ndeshje nervoze me tre kartonë të kuq. Luzitanët kishin dy rezultate në tre në favor, por u dorëzuan në golin e Griezmann në minutën e 56. Spanjollët megjithatë e komplikuan jetën me kartonin e kuq të Carrascos në të 67, por të besuarit e Conceicao nuk arritën të përfitonin dhe u ndëshkuan edhe vetë me dy kartonë të kuq në 5 minuta ku Wendell dhe Marchesin e lanë Porton me 9 lojtarë. Në shtesë ndodh gjithcka: Correa bëri 2-0 në të 90, De Paul 3-1 në të dytën shtesë, përpara se Oliveira me penallti të ngushtonte diferencën në minutën e 96.

GRUPI C

E dominoi krejtësisht grupin nga ndeshja e parë, tani Ajax e mbylli me pikë të plota 18, i shoqëruar nga Sportingu i Lisbonës, të cilin e mundi në Amsterdam 4-2. Në Europa League shkon Dortmund, me 9 pikë sa portugezët, por 5 golat që i shënoi Besiktas, që e mbylli pa pikë grupin, nuk mjaftuan për të shkuan në 1/8 e Champions. Haller me penallti në minutën e 8 hapi serinë e golave, ndërsa Santos u përgjigj në të 22. Antony ktheu në avantazh hollandezët në fundin e pjesës së parë, ndërsa Neres e Berghuis i dhanë siguri Ten Hag, përpara se Tabata të fiksojë rezultatin 4-2 në minutën e 78. Nuk e ndihmoi goleada në shtëpi Dortmund, 5-0 përballë Besiktas: Malen në pjesën e parë dhe dy gola të Reus e dy të Haaland shkatërruan skuadrën turke që luajti me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë pas daljes me karton të kuq të Welinton.

GRUPI D

Luhej vetëm për vendin e parë dhe ai vend i takon Real Madrid, që në Bernabeu mposhti 2-0 Inter, ndonëse edhe italianët shkojnë në 1/8. Për zikaltrit mbetet tabu stadiumi spanjoll, ndërsa Ancelotti e zgjidhi me golat e Kroos në minutën e 17 dhe Asensios në të 79, por Inzaghi humbi edhe Barella për ndeshjen e ardhshme, me mesfushorin të ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 64. Për vendin e tretë ishte një çështje e zgjidhur dhe Sheriff Tiraspol me barazimin 1-1 në shtëpinë e Shakhtar Donetsk u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke i lënë ukrainasve kënaqësinë e pikës së dytë në këtë grup.

Group A Champions League

Paris Saint-Germain 4-1 Club Brugge

RB Leipzig 2-1 Manchester City

Group B Champions League

AC Milan 1-2 Liverpool

FC Porto 1-3 Atletico Madrid

Group C Champions League

Ajax 4-2 Sporting CP

Borussia Dortmund 5-0 Besiktas

Group D Champions League

Real Madrid 2-0 Inter

Shakhtar Donetsk 1-1 FC Sheriff

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46