Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Situata e dëshpëruar e Barcelonës: kundër Bayern, Xavi rrezikon Europa League

Lapsi.al 7 December 2021
Situata e dëshpëruar e Barcelonës: kundër Bayern, Xavi

Nga njëra anë, skuadra kryesuese e kampionatit të tyre, e freskët nga fitorja në transfertë ndaj të dytit në renditje dhe tashmë në +4; nga ana tjetër, një formacion në vendin e 7, -16 nga kreu dhe që vjen nga një disfatë e brendshme, me një lëvizje në pankinë që duket se nuk i ka ndryshuar gjërat. Po flasim përkatësisht për Bayern Mynih dhe Barcelonën, dy skuadra në antipode në këtë periudhë historike: bavarezët mundën Borussia Dortmundin 3-2 dhe fluturojnë në Bundesligë, skuadra e Xavi humbi 1-0 kundër Betisit dhe vuan në Liga. Sfida e ditës së fundit të grupit të Champions League është shumë delikate për Blaugranat, të cilët në rast të mungesës së fitores në Allianz Arena do të shkonin në Europa League nëse Benfica do të mundte Dinamo e Kievit. Mundësi krejtësisht e realizueshme.

Situata për Barcelonën është pothuajse e dëshpëruar. Është e vërtetë që Bayern Mynih është tashmë i sigurt për vendin e parë në grup me 15 pikë të fituara në 5 ndeshje, por është gjithashtu e vërtetë që bavarezët nuk duket se kanë ndërmend të ndalojnë kurrë: në dy ndeshjet në shtëpi këtë sezon në Champions League, kampionët e Gjermanisë kanë shënuar rregullisht pesë gola (5-0 ndaj Dynamo Kievit dhe 5-2 ndaj Benficas). Kundër po këtyre skuadrave në Camp Nou, Barcelona ka marrë 1-0 dhe 0-0. E në ndeshjen e parë kundër Bayern Mynih nuk pati histori: 3-0 në Katalonjë me një gol të Muller dhe një dygolësh të Lewandowski.

Bayern është i pamposhtur në pesë ndeshje në shtëpi kundër Barcelonës në kupat evropiane, me tre fitore dhe dy barazime. Dy dy ndeshjet e fundit erdhën dy fitore: 4-0 në gjysmëfinalen e 2013 dhe 3-2 në gjysmëfinalen e 2015, gjë që ishte e kotë për gjermanët pas 3-0 për Barçën në ndeshjen e parë. Dhe nuk duhet harruar 8-2 i bujshëm për bavarezët në çerekfinalen e Champions League në verën e vitit 2020, pas lockdoën-it në Lisbonë. Nëse nga një anë Bayern po shënon me breshëri, nga ana tjetër Barcelona ka shënuar vetëm katër gola në tetë ndeshjet e fundit të Champions League. Skenari i pikturuar është apokaliptik për Xavin: a do të arrijë Barça të shpëtojë në një farë mënyre dhe të shmangë një rënie të bujshme në Ligën e Evropës?

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI