Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Video/ Manchester City i dhuron Leipzig Europa League: PSG i dyti me dygolëshat e Mbappe e Messi

Lapsi.al 7 December 2021
Video/ Manchester City i dhuron Leipzig Europa League: PSG i dyti me

Në ditën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Leipzig arrin të mposhtë një Manchester City të sigurtë në vendin e parë në Grupin A 2-1, duke fituar të drejtën të zbresë në Europa League falë golave të Szoboszlai (24') dhe André Silva (71'). I kotë goli me kokë i Mahrez në minutën e 77 për skuadrën e Guardiolës. Jashtë çdo kompeticioni europian, Bruges, i mposhtur 4-1 nga PSG: vendosin dy dygolësha të Messi (38 'dhe penallti në të 76') dhe Mbappé (2 'dhe 7').

GRUPI A

Manchester City i Guardiolës, tashmë i sigurt për vendin e parë në grupin A, pëson humbjen 2-1 në Gjermani ndaj Leipzig, që fiton kështu kalimin në fazën e 1/16 të Europa League. Gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 24: Laimer shërbeu për Szoboszlain, i cili kaloi edhe Ederson për të shënuar me portën bosh. André Silva dyfishoi në minutën e 71 me një goditje të fuqishme me të djathtën, në fund të një kundërsulmi të shpejtë, por gjashtë minuta më vonë Mahrez ngushtoi diferencën me një goditje me kokë, në krosimin e Zinchenkos. Në minutën e 83', megjithatë, Walker u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë fund tentativës së rikthimit të anglezëve.

Nga ana tjetër, PSG e mbylli grupin e tij në Champions League me një rezultat dërrmues 4-1 ndaj Bruges, i cili përshëndet çdo kompeticion europian për shkak të vendit të fundit. 0-0 në Parc des Princes zgjati vetëm 72 sekonda, pastaj Mbappé u lëshua në pritjen e Mignolet pas goditjes së Gueye dhe e dërgoi topin në rrjetë me ndihmën e shtyllës. Kaluan vetëm pesë minuta dhe ish-sulmuesi i Monaco nënshkroi dygolëshin e tij personal me një goditje fluturimthi me të djathtën në pasimin e Di Marias. Në minutën e 38′ erdhi edhe 3-0 i Messit, që me të majtën e tij të harkuar mbylli ndeshjen para pushimit. I kotë goli i 1-3 i shënuar nga Rits, që mposhti Donnarumman në minutën e 68: tetë minuta më vonë, në fakt, Messi fitoi dhe transformoi vetë një penallti, duke zhvendosur Mignolet, e duke i dhënë vetes kënaqësinë e dygolëshit për 4-1 përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI