Flash

Dezinfektimi nuk mjafton, shpërthen Covid te Tottenham: rrezikohen ndeshjet e Premier League

Lapsi.al 7 December 2021
Dezinfektimi nuk mjafton, shpërthen Covid te Tottenham: rrezikohen ndeshjet

Tottenhami i Antonio Contes përballet me një shpërthim të papritur të Covid. Sipas raporteve nga faqja e internetit e Evening Standard, të paktën gjysmë duzinë lojtarësh dhe dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke krijuar kështu një vatër të vërtetë infeksioni te Spurs. Në këtë situatë emergjente, klubi ka shpejtuar të marrë masat: tampone të tjera janë planifikuar për ditën e sotme.

Tottenham duhet të presë Rennes të enjten për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës (po luftojnë për vendin e dytë në grup) ndërsa të dielën do të takohen me Brighton në Premier League, përpara se të përballen me Leicester dhe Liverpool javën e ardhshme. Sipas rregullave të UEFA-s, sfida e nesërme do të rrezikohej vetëm nëse skuadra do të mbetej me më pak se 13 lojtarë dhe pa asnjë portier. Në lidhje me ndeshjet e kampionatit, klubi mund t'i kërkojë Ligës një shtyrje.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46