Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Ferrero u arrestua, skenaret e pronësisë së re të Sampdorias: tifozët ëndërrojnë kthimin e Viallit

Lapsi.al 7 December 2021
Ferrero u arrestua, skenaret e pronësisë së re të

Arrestimi i presidentit Massimo Ferrero ka trazuar ambjentin dorian, pavarësisht se Sampdoria është e huaj në lidhje me faktet. Për drejtimin e përditshëm dhe të zakonshëm të klubit do të kujdeset Alberto Bosco, drejtori operacional, por nuk do të mjaftojë, duke qenë se dorëheqja e Ferreros ka bërë që bordi drejtues i kompanisë të rrëzohet. Kjo hap shumë skenarë dhe sugjerime për të ardhmen e pasigurt të Sampdorias.

Perspektiva më e vlerësuar nga tifozët është ajo që çon në një nga flamujt më të rëndësishëm në historinë e Sampdorias: Gianluca Vialli, një nga heronjtë e titullit të vitit 1991, i cili ishte përpjekur të merrte klubin edhe në 2019, së bashku me biznesmenin amerikan James Dinan. Manjati kishte dhënë edhe një herë gatishmërinë e tij për të mbështetur Viallin në një përpjekje për të blerë Sampdorian.

Mundësitë e tjera çojnë në një konsorcium sipërmarrësish italianë, njeriu imazh i të cilëve do të ishte ish-futbollisti i Milanit Alessandro Costacurta, një fond me qendër në Dubai. Ndërsa një tjetër emër i vjetër që qarkullon kur bëhet fjalë për Sampdorian, është ai i Gabriele Volpit, që shkurtin e kaluar shiti Spezian dhe aktualisht është kreu i Pro Recco Pallanuoto. Gjithsesi, fansat përveç Viallit ëndërrojnë edhe një rikthim të bujshëm të Edoardo Garrones, ish-presidentit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI