Flash

Video/ "Larg alkoolit e duhanit": Edy Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s për më shumë aktivitet fizik

Lapsi.al 6 December 2021
Video/ "Larg alkoolit e duhanit": Edy Reja i bashkohet fushatës

UEFA është e bindur se popullariteti dhe ndikimi i madh i futbollit sjell një përgjegjësi që nuk mund të injorohet: futbolli duhet të shërbejë si model dhe një zë i fuqishëm për ndryshime pozitive për çështjet globale. E në këtë pikë, UEFA ka nisur fushatën “Coaches for Health – Feel Well, Play Well” (Fushata e trajnerëve për shëndetin – Ndjehu mirë, luaj mirë) së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin te të rinjtë për përfitimet e të bërit aktivitet fizik, konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe rëndësinë e shëndetit mendor.

Edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, i është bashkuar fushatës e në video-mesazhin e dhënë, tekniku italian u bën thirrje të rinjve që të bëjnë një jetë të shëndetshme plot me aktivitet fizik, të evitojnë alkoolin dhe duhanin, si edhe t’i drejtohen një specialisti nëse kanë probleme më shëndetin mendor.

Për me tepër Reja jep shembullin e tij se si arrin të mbajë një formë fizike e mendore të mirë, duke bërë një jetë të rregullt dhe aktive: “Kam kërkuar gjithmonë të mbaj formën fizike. Nuk mund të rri dot asnjë ditë pa bërë diçka. Kohët e fundit sigurisht që preferoj biçikletën. Është shumë e rëndësishme të evitohet përdorimi i alkoolit. Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha aktiviteti fizik. Një njeri nëse është në gjendje fizike të mirë, duhet të bëjë gjithmonë aktivitet fizik. Unë jam 76 vjeç dhe ndihem akoma i ri, sepse kam bërë gjithmonë një jetë shumë të rregullt.

Përsa i përket gjendjes mendore, që është thelbësore përtej gjendjes fizike, duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, sepse është mendja ajo që të bën të lëvizësh. Nëse ke probleme duhet të flasësh me familjen pikësëpari. Gjithashtu, duhet të flitet edhe me një psikolog duke qenë se mund të të japin edhe ndihmë në këtë aspekt. Kur je i shëndetshëm fizikisht, je i shëndoshë dhe mendërisht!”, – thotë Edy Reja në mesazhin e tij.

https://youtu.be/KPkSnzpY-bg

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46