Flash

Buzëqesh Milan, Klopp do bëjë ndryshime në skuadër: "Emocion të luash në San Siro"

Lapsi.al 6 December 2021
Buzëqesh Milan, Klopp do bëjë ndryshime në skuadër:

Një Milan i rimodeluar për dëmtimet e shumta dhe një Liverpool tolerant për të lejuar të zbresin në fushë ata që kanë luajtur më pak, duke ruajtur titullarët të rikuperojnë energjitë. Kuqezinjtë luajnë gjithçka për gjithcka, Reds mund të tenojnë të mbyllin grupin me pikë të plota. Teatri i ndeshjes së Champions League mes dy skuadrave që kanë shkruar faqe epike në Evropë është San Siro: “Mezi pres të luaj atje, është hera e parë për mua”, tha Jurgen Klopp në një konferencë për shtyp. Mundësi për trajnerin gjerman, siç saktëson edhe vetë, t'i lërë disa lojtarë të marrin frymë: "Salah? Nuk mund t'i ndryshoj të gjithë, do të duhet të vendosim njëmbëdhjetë lojtarë në skuadër. Do të shohim, megjithatë, edhe ne duhet të kuptojmë situatën, sigurisht që duhet t'i rrotullojmë lojtarët dhe të sigurohemi që skuadra më e mirë të jetë në fushë".

"Janë pesë ndryshime - vazhdoi Klopp - kjo është gjithashtu e dobishme për t'i bërë turnover lojtarëve. Ne duhet të stërvitemi dhe të luajmë në maksimum, mund të stërvitemi më shumë për të luajtur më mirë, por ky është konteksti që kemi. Duhet të bëjmë gjërat e nevojshme për të përballuar ndeshjen me intensitetin e duhur dhe kaq. Ka shumë lojtarë të rinj cilësorë, me perspektivë të mirë: jemi shumë të kënaqur me këtë. Kemi disa, nesër në Milano do të vijnë të rinj të tjerë me ne, të shohim nëse do të luajnë apo jo, por nëse ata janë me ne, kjo është sepse ata kanë cilësitë për të luajtur futbollin që ne duam të luajmë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46