Flash

F1/ Kaos në GP e Arabisë, Hamilton fiton 'ndeshjen' me Verstappen: barazim botëror një garë nga fundi

Lapsi.al 5 December 2021
F1/ Kaos në GP e Arabisë, Hamilton fiton 'ndeshjen' me

Lewis Hamilton triumfon në Jeddah në një GP të Arabisë Saudite që Max Verstappen, i penalizuar me pesë sekonda për prerjen e një shikani ndërsa luftonte me Lewis, e mbyll në vendin e dytë ndërsa Valtteri Bottas "djeg" Esteban Ocon në vijën e finishit për shkallën e tretë të podiumit. Një Grand Prix shumë i tensionuar, me tre starte dhe disa aksidente, por mbi të gjitha një duel pa goditje të ndaluara mes Max dhe Leëis që do të përballen me "larjen e hesapeve" në Abu Dhabi me pikë të barabarta: 369.5 pikë secili.

E para në Jeddah, në GP të Arabisë Saudite, shkon për Lewis Hamilton, por gara është plot polemika. Flamuj të kuq, kontakte të ndaluara dhe përleshjet mes "Mbretit të Zi" dhe Verstappen, me britanikun që do të luajë gjithçka në Abu Dhabi: "Ishte tepër e vështirë, doja të përdorja kokën dhe u përpoqa. Ishte e vështirë, shtymë dhe këmbëngulëm për të gjitha gjërat që ndodhën. Kontakti me Verstappen? Nuk e kuptova pse frenoi kaq fort dhe përfundova mbi të. Më thanë më vonë se donte të më linte të kaloja", komentoi Hamilton, që vazhdoi -. "Ne kemi një ritëm të mirë, ata janë të shpejtë dhe është e vështirë t'i kalosh, kjo garë është për ekipin. Le të kalojmë në garën tjetër për të bërë mirë dhe për të marrë atë që duam".

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46