Flash

Video/ Dortmund, i tërbuar me arbitrin e ndeshjes me Bayern: "Nga një arbitër që ka fiksuar ndeshje më parë, çfarë prisnit?"

Lapsi.al 5 December 2021
Video/ Dortmund, i tërbuar me arbitrin e ndeshjes me Bayern: "Nga
“Nuk mund t’ia caktoni ndeshjen e madhe të Bundesligës një arbitri që ka fiksuar ndeshjet në të kaluarën, çfarë prisnit?”. Kjo është deklarata ofensive që Jude Bellingham i ka drejtuar arbitrit Felix Zvayer pas fërshëllimës së fundit të ndeshjes Borussia Dortmund-Bayern Mynih. Në intervistën në fund të ndeshjes, mesfushori i ri kujtoi skandalin e ndeshjeve të trukuara nga arbitri Robert Hoyzer në vitin 2005, ku Zëayer ishte asistent i tij në atë kohë. Ngjarje që e kishte detyruar të pezullohej për 6 muaj për shkak se kishte pranuar një ryshfet prej treqind euro. Bayern Mynih triumfoi në ndeshjen e madhe të javës së 14 të Bundesligës dhe shkëputet në krye të kampionatit: të besuarit e Nagelsmann mposhtën 3-2 Borussia Dortmund me një dygolësh të Leëandoëskit dhe shkuan në + 4. Në fakt, ajo penallti ishte vendimtare, duke qenë pesëmbëdhjetë minuta nga fundi: Hummels preku me krah topin në zhvillimet e një goditje këndi e arbitri akordoi penalltinë me ndihmën e VAR, nën protestat e futbollistëve verdhezinj. Nga pika e bardhë Lewandowski mposhti Kobelin (i cili e preku por nuk devijoi dot) dhe shënoi 3-2 vendimtar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46