Flash

Shënoi 6 gola, habit Longo: "Nuk jemi në nivelin e Tiranës, Vllaznisë e Laçit"

Lapsi.al 4 December 2021
Shënoi 6 gola, habit Longo: "Nuk jemi në nivelin e Tiranës,

“Duhet të përmirësohemi, por jam kërkues me skuadrën, nuk është se kemi shumë kohë dhe duhet të vrapojmë çdo ditë në stërvitje se kështu nuk mjafton. Duhet të jemi më të shpejtë në përmirësim". Diego Longo gjen defekte edhe në një fitore 6-1 si ajo me të cilën Kukësi shpartalloi Kastriotin dhe mban hapin e Tiranës kryesueses. E megjithëse është vetëm 1 pikë larg bardhebluve dhe vjen nga fitorja e tretë radhazi, madje me goleadë, tekniku italian habit në konferencën për shtyp: "Nuk ka të bëjë me mbrojtjen dhe golat që shënojmë. Por me faktin që Kukësi duhet të jetë një skuadër që të konkurrojë me skuadra si Tirana, Vllaznia apo Laçi që shënoi 5 ndaj Dinamos. Ne nuk jemi ende në nivelin e tyre”, gjykoi Longo.

Përtej rezultatit, tekniku italian sheh situatat në lojë dhe jo të gjitha ato i rezultojnë të duhurat: "Kur kishim ne topin kemi bërë mirë, kur kundërshtari kishte topin, kishte vend për përmirësim. Kemi situata taktike që duhet të zgjidhim. Në ndeshje ndaj Laçit e Teutës kishim këto probleme, ndaj kemi për të përmirësuar, por e kam thënë që disa raste duhet të përmirësohemi" përfundoi Longo.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46