Flash

Video/ Gafa e portierit fundos Egnatian: Tirana kthehet te fitorja, Ngo'o shuan polemikat me gol

Lapsi.al 4 December 2021
Video/ Gafa e portierit fundos Egnatian: Tirana kthehet te fitorja, Ngo'o

Pas dy rezultatesh pa fitore radhazi, Tirana rigjen suksesin në transfertë me Egnatian, që me dyshen provizore Thartori-Daiu nuk arrin të përballojë skuadrën e Shehit, duke u dorëzuar 0-2 në stadiumin “Arena Egnatia”. Gjashtë minuta frenetike të fundit të pjesës së parë, ku një peshë të madhe të fajit e ka portieri serb Duric ndëshkuan rrogozhinasit.

Që do të ishte e vështirë për Egnatian pa portierin Puja dhe Pedro Auguston ishte e kuptueshme, por megjithatë performanca nën ton e bardhejeshilëve nuk justifikohet, të shtypur nga një Tiranë agresive e etur për fitore. Shehi kishte hedhur në fushë Gjumsin për Xhixhën të dëmtuar, me një tridhëmbësh ofensiv, edhe pse zgjidhja erdhi nga Ismajlegeci në minutën e 38′. Mbrojtësi pas një asist perfekt me finte të Seferit kaloi bardheblutë në avantazh.

Duric, në ndeshjen e tij të dytë në kampionat si titullar, bëri pjesën tjetër, duke i dhënë mundësinë, në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2′, që Ngo'o të shuajë polemikat me golin e dytë: pas goditjes së Taulant Seferit nga jashtë zone, portieri serb nuk e kontrolloi topin, duke i dhënë shansin anglezit të vulosë rezultatin.

Me këtë sukses, Tirana mban kreun e klasifikimit duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa Egnatia zhytet në krizë totale ku ka gjashtë ndeshje pa fituar, duke u renditur në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46