Flash

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Video/ Tetë gola, tre të kuq e VAR, për një pikë: spektakël në Lazio-Udinese, rikuperon dy gola edhe Empoli ndaj Torinos

Lapsi.al 2 December 2021
Video/ Tetë gola, tre të kuq e VAR, për një pikë:

Dy barazime në dy ndeshjet e luajtura në Serie A për javën e 15 të kampionatit. Spektakël në Olimpico me përmbysje e kundërpërmbysje për një 4-4 në sekondat e fundit mes Lazios e Udineses. Në ndeshjen tjetër nuk ka sërish fitues, por Empoli i rikuperon dy gola disavantazh ndaj Torinos, që mbeti me 10 lojtarë për 70 minuta.

LAZIO 4-4 UDINESE

Barazim i pa precedent në Olimpico të Romës. Mbyllet me një rezultat spektakolar 4-4 sfida mes Lazios dhe Udineses në një ndeshje plot surpriza. Friulanët shkuan në avantazh 2-0 me një dygolësh nga Beto dhe e mbyllën pjesën e parë 3-1 me Molinën që iu përgjigj Immobiles. Në pjesën e dytë ndodh gjithçka: Pedro dhe Milinkovic-Savic barazuan rezultatin, fillimisht Patric dhe më pas Molina e Ëalace u përjashtuan me karton të kuq. Acerbi shënoi golin e 4-3 në minutën e 82', por Arslan gjeti goditjen e barazimit në të 99'. Një thriller i pa parë ndonjëherë. Gola, rikthime, kartonë të kuq, VAR dhe një barazim në sekondën e fundit. Lazio-Udinese shkruajtën një skenar të denjë për Oscar. Një pjesë e parë e dominuar taktikisht nga Udinese që përmbajti Lazion dhe kundërsulmoi frikshëm. Në rastin e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh: Jajalo vertikalizoi për kthesën me kokë të Betos që i habiti të gjithë. Sulmuesi përsëriti veten pas gjysmë ore: u nis në progresion nga mesfusha dhe befasoi Reinan. Immobile shkurtoi diferencën dy minuta më vonë, por Molina bëri tre, gjithmonë në një kundërsulm, i servirur nga Deulofeu. Reagimi i Lacios erdhi në fillimin e pjesës së dytë: Pedro firmosi 2-3 dhe Milinkoviç barazoi me një të majtë fantastike në hyrje të zonës. Patrik dhe Molina u ndëshkuan me karton të kuq, por emocionet nuk mbaruan. Acerbi me kokë mposhti Silvestrin. VAR thotë se Wallace e mbante në lojë, duke vlerësuar golin. Udinese në telashe, por jo e mundur e pas 7 minutash shtesë kishte ende një goditje dënimi për të ekzekutuar. E Arslan ngriu Lazion.

TORINO 2-2 EMPOLI

Empoli rikuperon Torinon me rezultatin 2-2, për një pikë që i shërben të dy skuadrave. Në stadiumin Gran Torino, granatat zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 11 minutash me Pobega dhe dyfishuan menjëherë me Pjacan, duke i dhënë drejtim ndeshjes. Kartoni i kuq direkt për Singon, pas gjysmë ore lojë, ndryshoi fatin e mbrëmjes: Romagnoli shkurtoi diferencën në minutën e 34, ndërsa u sapofuturi në fushë La Mantia barazoi në minutën e 72. Është pika e pishmaneve, si për Toron ashtu edhe për Empolin. Për granatat sepse në avantazh të dy golave pas 15 minutash me Pobegën dhe Pjacën nuk arritën të fitonin në mbrëmjen kur Torino festoi 115 vjetorin. Keqardhje edhe për Empolin, me një lojtar më shumë për shtatëdhjetë minuta: arriti të barazonte me Romagnolin dhe La Mantian, por nuk gjetën goditjen finale. Ndeshja u kushtëzua nga vendimi i arbitrit Colombo dhe i Mazzolenit në VAR për të përjashtuar pas gjysmë ore Singon, faulli i të cilit nuk duket të jetë i kuq direkt. Për të dy ekipet, barazimi është i dobishëm për tu larguar nga zona e rënies.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Me sytë katër

PAPARAZZI