Flash

Materazzi i tregoi kupat, Ibrahimovic replikon: "Nëse nuk je i aftë, përdor çdo mënyrë"

Lapsi.al 2 December 2021
Materazzi i tregoi kupat, Ibrahimovic replikon: "Nëse nuk je i

Debati në distancë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Marco Materazzit është pasuruar me një kapitull të ri, falë një fragmenti të shkëputur nga autobiografia e suedezit në të cilin ka rrëfyer një episod me ish-mbrojtësin e Interit, pa përdorur diplomacinë: "Kur nuk je mjaftueshëm i mirë, përdor çdo mënyrë - gjykoi Ibra - por unë nuk harroj". Sulmuesi i Milanit nuk ka dyshime: "Ai ishte tjetër gjë, futej për të të dëmtuar".

Pas episodit të zbuluar nga suedezi dhe përgjigjes së Materazzit përmes rrjeteve sociale, debati mes të dyve është rikthyer të anojë në krahun e Zlatanit. Në një fragment të ri të shkëputur nga autobiografia e publikuar nga La Stampa, Ibra ka rrëfyer disa përplasje në fushë me ish-mbrojtësin e Interit dhe me Mihajlovic.

Për serbin fjalët janë respektuese: "Më ofendoi që nga fillimi. Në një moment e godita me kokë, gjë që më kushtoi skualifikim. Kisha rënë sërish në kurth. Mihajlovic nuk më urrente, nuk kishte asgjë personale kundër meje. Ai thjesht donte t'i jepte një avantazh ekipit të tij dhe të fitonte ndeshjen."

Analiza e Materazzi ishte krejt ndryshe: "Ai ishte tjetër gjë, ai hynte për të të lënduar. Ai kishte një strategji personale për të nervozuar kundërshtarin. Kur dikush nuk është mjaftueshëm i aftë në lojë, ai përdor të gjitha mjetet për tu imponuar. Ai ishte stili i tij."

Në fund edhe batuta: “Unë nuk harroj, prita pesë vjet për ta gjetur sërish pas atij tetori 2005. Arriti të më kapte mirë, me një hyrje me të dy këmbët si gërshërë. Duhet të dilja nga fusha për të marrë mjekimin. Çaloja e Capello donte të më zëvendësonte, por unë i thashë: 'Jo, trajner. Jam mirë'. U ktheva vetëm për ta kërkuar. Në këtë pikë futbolli nuk hynte më fare, për mua ndeshja kishte mbaruar. Por nuk arrija as të ecja nga dhimbja, Capello e kuptoi dhe më nxorri nga fusha...".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46