Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

“Më shumë Topa të Artë se gola”: tifozët e Psg janë kthyer kundër Messit

Lapsi.al 2 December 2021
“Më shumë Topa të Artë se gola”: tifozët e

“Ka ofruar një paraqitje të padenjë për Topin e tij të Artë. Zhgënjyes në rolin e nënte false të rreme”. Këto janë fjalët me të cilat Le Parisien hapi artikullin për ndeshjen e së mërkurës, në të cilën PSG u ndal në shtëpi nga Nice. Nuk shuhen zërat lidhur me yllin Lionel Messi, e pas kritikave të shumta të marra në rrjetet sociale për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, Topi i Artë, duke kaluar Robert Leëandoëskin, kanë mbërritur edhe kontestimet e para nga tifozët e tij.

Një Top i Artë që nuk shkëlqen ai i fituar nga Pleshti. Transferimi më i bujshëm i merkatos në vitet e fundit nuk po jep efektet e dëshiruara, falë një formacioni dhe një loje jo të përshtatshme për të, por 1 gol në kampionat, në gjashtëqind minuta, është një fakt që për një kampion të kalibrit të tij e bën të mos ketë justifikime.

Cështje që në fakt është aprovuar nga tifozët parisienë, të cilët në fund të ndeshjes kanë fërshëllyer skuadrën. Protestat janë evidentuar nga të gjitha gazetat e, shumë prej tyre, e identifikuan figurën e kampionit argjentinas si fajtorin kryesor: “Messi luajti më mirë të hënën, ose më saktë në ditën e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë të shtatë të tij”, gjykoi L'Equipe. Ende asnjë përgjigje nga personi në fjalë, i cili në këto raste zakonisht e lë topin të flasë për të.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI