Flash

Me defibrilator në zemër, Eriksen kthehet të stërvitet 173 ditë pas infarktit në Euro 2020

Lapsi.al 2 December 2021
Me defibrilator në zemër, Eriksen kthehet të stërvitet 173

Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas asaj Danimarkë-Belgjikë që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikthyer në fushë. Mesfushori i Interit ka kryer një stërvitje kardio-vaskulare të mbyllur me një ushtrim me goditje drejt portës: është hera e parë që nga infarkti në Euro 2020 dhe implantimi i pajisjes së defibrilimit. Eriksen po stërvitet në Ådalen, ku qëndron me familjen që nga vera e kaluar, në qendrën sportive të OB.

"Jemi vërtet të lumtur që Christian po mbahet në formë në fushat tona. Ne kemi qenë në kontakt me të që kur ai u rrit këtu dhe kështu jemi të lumtur që na pyeti nëse mund të stërvitej për t'u rikthyer në formë", ishin fjalët e Michael Hemmingsen, drejtori sportiv i OB, në BT.dk.

Pasi fitoi betejën për jetën, 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t'u rikthyer - në kohën e duhur dhe miratimin e mjekëve - në futbollin e luajtur. Nëse te Inter (por me një sistem defibrilimi nuk do të kishte dritë jeshile nga FIGC) ose diku tjetër, në këtë moment ka pak rëndësi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46