Flash

Hipoteza e Topit të Artë 2020 për Lewandowskin: stuhia e polemikave detyron France Football ta mendojë

Lapsi.al 1 December 2021
Hipoteza e Topit të Artë 2020 për Lewandowskin: stuhia e

France Football nuk e përjashton mundësinë e dorëzimit të 'Topit të Artë' 2020 për Robert Lewandowskin, një çmim që nuk u nda vitin e kaluar për shkak të pandemisë. "Ne nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Mund ta mendojmë, por në të njëjtën kohë të respektojmë historinë e Topit të Artë, e cila bazohet në zgjedhje", tha për portalin e lajmeve 'Watson' Pascal Ferré, kryeredaktor i France Football. Megjithatë, nuk ka kaluar pa vëmendje gafa e ceremonisë së dorëzimit të trofeut që bëri homazhe për Diego Maradona dhe Gerd Muller, dy fitues të trofeut të ndarë nga jeta së fundmi, duke harruar Paolo Rossin, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 1982.

Ferré, në lidhje me këtë, komentoi: "Unë nuk dua të futem në këtë lloj polemikash, çfarëdo që të them do të shtrembërohej. Nuk mund të lexosh çdo aspekt të ceremonisë me qëllim polemikat. Nëse do të jetë e nevojshme, unë do të flas drejtpërdrejt me familjen e Paolo Rossit. Duke iu rikthyer në vend të temës tjetër të diskutimit, mosdhënies së çmimit Lewandowski, kryeredaktori i France Football, duke folur për atë që tha Messi, i cili kërkoi të shpërblehej në mënyrë retrospektive sulmuesi polak, shtoi: "Ajo që tha Messi ishte e bukur dhe inteligjente”. Vitin e kaluar Lewandowski ishte favoriti i madh. Në zgjedhjet e së hënës në mbrëmje, polaku përfundoi i dyti pas shtatë herë fituesit Messi. "Unë nuk e vura Messin të parin. Zgjodha Lewandowskin, por mendoj se Messi gjithashtu e meritoi Topin e Artë", shtoi Ferré.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46