Flash

Totti i kthehet refuzimit të madh: "Kurrë nuk isha afër Barcelonës, Reali do bënte gjithçka"

Lapsi.al 1 December 2021
Totti i kthehet refuzimit të madh: "Kurrë nuk isha afër

Gjatë një interviste të gjatë për gazetën katalanase ‘Sport’, Francesco Totti ka folur edhe për dashurinë e tij të madhe, Romën. "Shpresoj që Roma të arrijë në top katërshen për të luajtur Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm - deklaroi ai -. Mendoj se Mou është një trajner i madh dhe mund ta çojë skuadrën në majë në Itali." Barcelona dhe Reali: “Kurrë nuk kam qenë afër katalanasve, Reali do të kishte bërë gjithçka për të më blerë”.

Ish-numri 10 i verdhekuqve është rikthyer për të folur për refuzimin e madh të bërë në karrierë ndaj Real Madrid. "Le të themi se tani, duke u kthyer pas, do të ishte shumë e lehtë të thuash po ose jo. Për mua, qëndrimi në Romë ishte zgjidhja më e mirë. Është e vërtetë që në një moment në karrierën time isha shumë pranë nënshkrimit për Realin por, ishte mbi të gjitha një zgjedhje e zemrës. Është normale që kur luan në skuadra si Roma, ndryshe nga Real Madrid, ke më pak shanse për të fituar Champions League, por për mua Roma është Championsi im. Barça më ka pëlqyer gjithmonë, do të ishte mirë të luaja atje. Në një botë tjetër ose në një kohë tjetër mund të kishte ndodhur".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46