Flash

Katar, po homoseskualëve për Botërorin: "Por asnjë puthje në publik"

Lapsi.al 1 December 2021
Katar, po homoseskualëve për Botërorin: "Por asnjë

Duke u përballur me polemikat mbi të drejtat e njeriut, komiteti organizativ i Kupës së Botës të Katarit 2022, përmes drejtorit të tij ekzekutiv Nasser al Khater, i ka hapur rrugën homoseksualëve në rastin e Botërorit të ardhshëm. "Josh Cavallo do të ishte i mirëpritur në Katar, askush nuk është i pasigurt te ne. Por duhet të evitojnë shfaqjet publike të dashurisë, të cilat janë të papranueshme. Është i vetmi kusht për t'u respektuar, për pjesën tjetër secili mund të jetojë jetën e tij", ka thënë ai. Përgjigja i erdhi drejtpërdrejt futbollistit australian, i cili doli hapur muajin e kaluar, ndërsa shtoi se "kishte frikë të shkonte të luante" Kupën e parë të Botës në një vend arab, ku homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje.

Ditët e fundit, shoqata britanike Kick It Out kishte akuzuar BeIn Sport, transmetuesin televiziv të Katarit, për nxitje të homofobisë, duke ftuar futbollistët myslimanë të Premier League për të bojkotuar nismën e ngjyrave të ylberit pasi homoseksualiteti është "i papajtueshëm" me Islamin. Al Khater, i intervistuar nga CNN dhe Independent, ka folur për situatën e të drejtave në kuadër të Kupës së Botës së ardhshme, duke shtuar se "homoseksualët mund të vijnë në Katar si çdo tifoz tjetër - dhe ata mund të sillen si çdo person tjetër. Ajo që them unë, thjesht, është se nga pikëpamja e perceptimit të afektivitetit në publik, e jona është një shoqëri konservatore”.

Sipas ligjit të sheriatit, homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje, por shoqatat e të drejtave të njeriut theksojnë se nuk ka prova për dënime me vdekje të kryera për këtë arsye. Martesat e homoseksualëve, bashkimet civile dhe propaganda janë të ndaluara sidoqoftë. “Ne e dimë se Kupa e Botës është një fazë e mundshme për protesta për këto çështje, por nuk jemi të shqetësuar”, përfundoi Al Khater.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46