Flash

"Ju e keni fajin": Klopp "pickon" gazetarët e rreshtohet në favor të Lewandowskit

Lapsi.al 30 November 2021
"Ju e keni fajin": Klopp "pickon" gazetarët e

Topi i Artë nuk është një cmim që jepet për karrierën. Ky është pak a shumë thelbi i asaj që Jurgen Klopp ka dashur të thotë, duke ndërhyrë në debatin e krijuar pas dorëzimit të trofeut për Lionel Messi e jo për Robert Lewandowskin: "Mund t'ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia dhatë Lewandowskit këtë vit, atëherë kur?", ka pyetur tekniku i Liverpool, duke folur në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Everton.

Tekniku gjerman është ngacmuar nga gazetarët të bënte një koment për caktimin e Topit të Artë në favor të Messit, i shtati në karrierë për argjentinasin, duke mundur kështu një Lewandowski favorit për të gjithë. Në fakt, në Angli, shumë janë befasuar edhe nga fakti që 'Momo' Salah, një lojtar yll në Liverpool dhe në përgjithësi në Premier League, përfundoi vetëm i shtati. "A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Atëherë ju e keni fajin! - komenti me shaka e Klopp - Nëse mendoni se Salah duhet të ishte më lart në renditje, duhet të kishit bindur kolegët tuaj. Gjithsesi. po, Mo duhet të ishte më lart në renditje”, ka përfunduar gjermani.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46