Flash

Gjermania akuzon France Football: "Skandaloze, Lewandowski nuk e meritonte këtë farsë"

Lapsi.al 30 November 2021
Gjermania akuzon France Football: "Skandaloze, Lewandowski nuk e meritonte

Topi i Artë për Messin nuk ka ka bindur askënd, e aq më pak mediat gjermane, që kanë akuzuar hapur, duke kritikuar vendimin për t'i dhënë trofeun e shtatë Lionel Messit, në kohën kur, sipas tyre, e meritonte në mënyrë evidente Robert Lewandowski. Pasi mbrëmë Bild e kishte titulluar “Skandaloze”, në edicionin e tij online, sot është radha e Sky Deutschland, sipas të cilit “Lewandowski nuk e meritonte këtë farsë”.

"Lewandowski thyen rekordin legjendar të Bundesligës së Gerd Müller me 41 gola - është komenti në uebsajtin e transmetuesit -, shënon me rregullsi të frikshme dhe koleksionon tituj pas titujsh, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke thyer rekorde njëri pas tjetrit. Po Messi? "Sigurisht, superylli festoi Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase verën e kaluar. Dhe ai ishte i jashtëzakonshëm gjatë turneut. Asnjë kundërshtim. Por për pjesën tjetër të vitit, argjentinasi ishte zbehur dhe sharmi i viteve të kaluara u zhduk".

Mbrëmë, pas marrjes së çmimit, Messi i kërkoi France Football që të rishqyrtojë vendimin për të mos dorëzuar Topin e Artë të vitin 2020, në mënyrë që tia jepte trofeun Lewandowskit "sepse ai me siguri do ta kishte fituar". “Robert – shtoi më pas ai, duke iu drejtuar polakit të Bayernit – edhe ti e meriton ta kesh këtë trofe në shtëpi”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46