Flash

Neymar jashtë fushës 6-8 javë: PSG, 5 ndeshje në Ligue 1 e një në Champions pa brazilianin

Lapsi.al 29 November 2021
Neymar jashtë fushës 6-8 javë: PSG, 5 ndeshje në Ligue 1 e

Është i rëndë dhe do ta mbajë larg fushës gati dy muaj dëmtimi i pësuar nga Neymar, i cili doli me barelë dhe i përlotur në ndeshjen ndaj Saint-Etienne. "Testet e kryera mbrëmjen e kaluar konfirmojnë se Neymar Jr ka pësuar një ndrydhje të kaviljes së majtë me dëmtim të ligamenteve - raportoi PSG -. Pritet të mos jetë i disponueshëm nga 6 deri në 8 javë. Një përditësim i ri do të bëhet brenda 72 orëve për të qartësuar diagnozën”.

Viti 2021 i Neymar ka përfunduar këtu. Kampioni brazilian do të jetë i detyruar të qendrojë jashtë fushës të paktën deri në mesin e janarit dhe do të tentojë të rikthehet për ndeshjen e 16 janarit ndaj Brestit. Ndrydhja e kyçit të këmbës do ta detyrojë atë të humbasë ndeshjet e Ligue 1 kundër Nice, Lens, Monaco, Lorient dhe Lyon dhe ndeshjen e Champions League kundër Bruges, ndeshja e fundit para fazës me eliminim direkt.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46